Categories: kosovë

Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare politikania italiane Emma Bonino, zë i fuqishëm në mbështetje të Kosovës

Emma Bonino, politikania dhe aktivistja italiane që për vite me radhë mbështeti Kosovën gjatë luftës dhe në periudhën pas saj, ka vdekur në moshën 78-vjeçare.

Të lidhura

None found

Partia e saj, “Më shumë Evropë”, njoftoi të premten se Italia ka humbur “jo vetëm lideren tonë, por edhe një prej figurave më largpamëse, guximtare e të lira në historinë politike të shtetit tonë”.

Bonino ishte ndër zërat që përkrahu ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë në vitin 1999. Gjatë asaj kohe, ajo vizitoi refugjatët kosovarë në shtetet përreth dhe, më 9 maj të atij viti, qëndroi në Shkup në cilësinë e komisioneres së Bashkimit Evropian për ndihmat humanitare.

Prej Shkupit, ajo tërhoqi vëmendjen për përmasat e krizës në Kosovë, duke deklaruar: “Janë të paktën 690 mijë të zhvendosur, që nënkupton se një bombë njerëzore është mbushur dhe mund të shpërthejë në çdo kohë”. Bonino po ashtu denoncoi faktin se autoritetet jugosllave të asaj kohe kishin penguar hyrjen e kosovarëve në Maqedoni për katër ditë.

Edhe pas përfundimit të luftës, ish-komisionerja evropiane vazhdoi ta mbështeste Kosovën. Në vitin 2013 ajo vizitoi vendin dhe gjatë një konference për shtyp u zotua se do të përkrahte procesin për heqjen e vizave.

Në skenën ndërkombëtare, Bonino do të kujtohet gjithashtu si politikania radikale italiane që udhëhoqi fushatat për legalizimin e abortit dhe divorcit, përballë kundërshtimit të Vatikanit.

Partia “Më shumë Evropë” e përshkroi rrugëtimin e saj politik si “një rrëmujë kundër gjithçkaje që mohonte lirinë: kundër aborteve klandestine, kundër urisë, zgjedhjes së politikës partiake, gjymtimit të organeve gjenitale femërore, drejtësisë ndëshkuese, gjenocidit dhe çdo forme autoritarizmi”.

të fundit

Drame shpallet “Lojtari i Ndeshjes” ndaj Tiranës: Skënderbeu duhet të përmirësojë mbrojtjen

Ousmane DrameSkënderbeu dhe Tirana kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 4-t të “Abissnet Superiore” [...]Read More...

10 minutes ago

Julian Ahmataj: Fitoren e meritonim sonte, na u mohua një penallti e pastër

Julian AhmatajSkënderbeu dhe Tirana kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 4-t të “Abissnet Superiore” [...]Read More...

12 minutes ago

Amir Rrahmani njofton largimin nga Kombëtarja e Kosovës

Kapiteni Amir Rrahmani ka njoftuar pensionimin nga Kombëtarja e Kosovës, ndërsa ka hedhur disa “sulme” për udhëheqësit e Federatës së…

16 minutes ago

Bëra gjithçka që ishte e mundur”, Klafuriç pas barazimit me Skënderbeun: Tërheqja nuk ishte zgjedhja ime

Dean KlafuriçSkënderbeu dhe Tirana kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 4-t të “Abissnet Superiore” [...]Read More...

27 minutes ago

Pas përfundimit të fjalimeve, protestuesit nisen drejt Ambasadës së Malit të Zi

Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit pritet të marshojnë drejt Ambasadës së Malit të Zi në Tiranë. Marshimi do…

28 minutes ago

Mickoski: More than 500 low-income families received vouchers for inverter air conditioners

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve në lidhje me…

33 minutes ago