NATO u dislokua në Kosovë në vitin 1999 për të garantuar sigurinë në terren, pas një konflikti që kishte rrëzuar rendin ekzistues.
Gjatë më shumë se dy dekadave, ky mision është zvogëluar në mënyrë graduale, në përputhje me normalizimin e situatës.
None found
Tashmë paralajmërohet një tjetër reduktim për vitin e ardhshëm, por këtë herë ai vjen në një periudhë të shoqëruar me pasiguri dhe diskutime lidhur me praninë amerikane.
Një zyrtar i NATO-s i ka deklaruar Radios Evropa e Lirë se vendimi për optimizimin e trupave të KFOR-it në Kosovë nuk cenon marrëveshjet ekzistuese mes Aleancës Veri-Atlantike dhe Kosovës.
Sipas tij, dislokimi i FSK-së në Veri të Kosovës vazhdon të mbetet i kushtëzuar nga marrëveshjet aktuale, si edhe nga miratimi paraprak i Komandantit të KFOR-it.
“Procesi i optimizimit nuk prek marrëveshjet ekzistuese të bashkëpunimit me Kosovën. Dislokimi i FSK-së në Veri mbetet i kushtëzuar nga marrëveshjet aktuale dhe miratimi paraprak i Komandantit të KFOR-it..”, ka deklaruar ky zyrtar i NATO-s.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka nisur shpërndarjen te shoqëritë veterinare të 400 mijë dozave të vaksinës kundër lisë…
Komuna e Pejës ka publikuar sot sqarimin e Qendrës për Punë Sociale lidhur me Raportin e Inspektimit të Jashtëzakonshëm, pas…
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës në Asamblenë e Partisë Socialiste, u ndal te çështjet e drejtësisë që lidhen me Belinda…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sulmuar ashpër Ervin Demon, pas caktimit të tij si drejtues politik i Partisë…
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës në Asamblenë e Partisë Socialiste, u ndal te çështjet e drejtësisë që lidhen me Belinda…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sulmuar ashpër Ervin Demon, pas caktimit të tij si drejtues politik i Partisë…