Shërbimeve emergjente në Kosovë u nevojiten edhe 56 specialistë, ndërsa mungesa e stafit po ndihet veçanërisht në spitalet rajonale. Në disa prej tyre, ndërrimet kryhen pa asnjë mjek të specializuar në mjekësinë emergjente.
Naser Syla, drejtor i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), tha në një intervistë për emisionin “Shëndeti Sot” se klinika ka aktualisht 18 specialistë, nga 26 që kishte më parë. Tre prej tyre kanë dalë në pension, ndërsa pesë janë larguar nga puna për mundësi të tjera, mes tyre punësimi jashtë Kosovës dhe në sektorin privat.
None found
Syla e lidh vështirësinë për të plotësuar vendet e lira edhe me interesimin e pakët të mjekëve të rinj për këtë specializim, ngarkesën e lartë dhe moshën e stafit ekzistues. Ai tha se mjekësia emergjente shihet si një fushë stresuese dhe traumatike, me punë të rënduar dhe pak përfitim.
“Nuk kemi staf është realitet që nuk kemi, është realitet që kemi problem jo veç me stafin që e kemi tani, mjekët e emergjencës, por kemi problem edhe me mjekët e rinj të cilët shumë pak prej tyre janë të interesuar që ta marrin specializim mjekësinë emergjente, arsyen nuk e di, saktë, mirëpo sipas atyre që jemi ardh në përfundim edhe me pjesën udhëheqëse, do të thotë që i bëjnë politikat shëndetësorë edhe në Ministrinë e shëndetësisë, edhe në shërbimin spitalor të Kosovës, po del që mjekësia emergjente është një lami shumë stresogjene shumë traumatike, kuadri janë tepër të ngarkuar dhe është një lami joprofitabile”, tha Syla.
Ministria e Shëndetësisë ka ndërmarrë hapa për ta bërë më tërheqës specializimin, përfshirë një shtesë prej 200 eurosh për mjekët e emergjencës krahasuar me specialistët e fushave të tjera. Sipas Sylës, kjo mbështetje nuk ka mjaftuar për të zgjidhur mungesën e stafit.
Në shtatë spitalet rajonale ka ndërrime që nuk mbulohen plotësisht nga specialistët. Syla tha se standardi minimal kërkon të paktën dy specialistë të mjekësisë emergjente në çdo ndërrim, por në praktikë disa spitale kanë vetëm një ose nuk kanë asnjë.
“Kemi problem me kuadrin e ri, që nuk janë të interesuar për lëmin e mjekësisë emergjente. Kurse kuadri i cili është momentalisht, ka shumë mungesa posaçërisht në spitalet rajonale, në shtatë spitalet rajonale, janë ndërrime dhe turne gjysmake, të pambulume me specialistë të mjekësisë emergjente, kur dihet që minimumi i krejt minimumeve është çdo ndërrim, të ketë minimum ose së paku dy specialistë të mjekësisë emergjente”, tha Syla.
Në QKUK janë 18 specialistë të ndarë në katër ndërrime, ndërsa 19 specialistë të rinj presin të punësohen. Është hapur një konkurs, por Syla vlerëson se ai nuk do të mundësojë punësimin e të gjithë kandidatëve. Sipas informatave që ka nga drejtoria e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), një konkurs tjetër pritet të hapet në shkurt ose mars.
“Do te thotë jemi, për momentin jemi 18, por i kemi edhe 19 specializant të rinj, 19 specialistë të rinj që janë bërë tani, dhe janë ka presin për punësim, dhe tash është hap një konkurs dhe presim me i marr një numër prej tyre, edhe pse nuk është i mjaftueshëm sa neve na duhet”, tha Syla.
Për të përmbushur kriteret minimale sipas standardeve evropiane, QKUK-së dhe shtatë spitaleve rajonale u duhen gjithsej edhe 56 specialistë. Syla tha se, megjithëse nevoja është e madhe edhe në spitalet rajonale, shumica e mjekëve të rinj synojnë të punësohen në QKUK.
Klinika Emergjente përballet gjithashtu me kufizime infrastrukturore. Ajo shtrihet në 503 metra katrorë, ka 25 shtretër dhe trajton mbi 350 pacientë brenda 24 orëve.
Nga shtretërit në dispozicion, 9 janë për traumatologji, 8 për rastet internistike, 3 për kirurgji dhe 1 për ortopedi. Të tjerët përdoren për triazh dhe në sallën e vogël.
Liverpooli është i interesuar të nënshkruajë mesfushorin e Real Madridit, Federico Valverde, dhe po përgatit një ofertë prej 100 milionë…
Zjarri i përmasave të mëdha që përfshiu gjatë natës magazinat në ambientet e ish-NPA-së në Gjirokastër shkaktoi dëme vetëm në…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski ka takuar sot të dërguarin e sapoemëruar special të…
Shërbimet emergjente në Kosovë po përballen me mungesë të theksuar të specialistëve, ndërsa nevojiten edhe 56 mjekë të kësaj fushe.…
Ekspertët e cilësojnë antikushtetues vendimin e qeverisë që i jep Policisë së Shtetit të drejtën të krijojë një regjistër elektronik…
Flavio Bolsonaro ka zbuluar arsyet që e shtynë të largohej nga Brazili, pas humbjes në zgjedhjet presidenciale, duke pretenduar se…