kosovë

MTS-ja gjobitet me 1.5 milion euro për shkeljen e ligjit të konkurrencës

Autoriteti i Konkurrencës i Kosovës njoftoi të mërkurën se e ka gjobitur ndërmarrjen MTS d.o.o me mbi 1.5 milion euro për shkeljen e ligjit për mbrojtjen e konkurrencës.

Ky vendim vjen disa muaj pasi Qeveria e Kosovës ia hoqi licencën biznesore kësaj kompanie për shkak të dokumentacionit të kontestuar gjatë regjistrimit të biznesit.

Të lidhura

None found

Autoriteti tha, sipas vendimit që e mori më 18 dhjetor, se MTS d.o.o. e shkeli ligjin “duke mos parashtruar kërkesën për njoftimin e detyruar për përqendrim për blerjen e 100 për qind të aksioneve të ndërmarrjeve: VGN NET d.o.o, LIKA d.o.o, PP. PRKDS-IMPULS në emër të I. R. – B.I. dhe Herc International”.

MTS d.o.o. e ka për kompani amë operatorin shtetëror të telekomunikacionit, Telekomi i Serbisë, dhe u themeluar në tetor të vitit 2015 në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Selia e kësaj ndërmarrjeje shoqërore është në Mitrovicën e Veriut, komunë e banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës. Megjithatë, ajo ka degë edhe në komunat tjera të banuara me shumicë serbe në Kosovë: Leposaviq, Zubin Potok, Graçanicë, Shtërpcë dhe Ranillug.

Verën e kaluar, emri i kompanisë MTS d.o.o. u gjet në listën e kompanive, të cilave mund t’u ndalohet veprimtaria e të bërit biznes në Kosovë, sepse në formularin e regjistrimit shkruan se ndodhet në territorin e Serbisë, përkatësisht shkruan “Mitrovica e Kosovës (Kosovska Mitrovica), Republika e Serbisë”.

Lista e kompanive me vendndodhje gjeografike të ngjashme të kontestuar është përpiluar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës, pasi mediumit Klan Kosova iu pezullua certifikata e biznesit për të njëjtën arsye.

Ligji për mbrojtjen e konkurrencës
Ligji i ri për mbrojtjen e konkurrencës ka hyrë në fuqi në qershor të vitit 2022 dhe parashikon që pjesëmarrësit në një përqendrim, d.m.th në uljen e numrit të pjesëmarrësve në treg, në disa raste duhet të kërkojnë paraprakisht leje nga Autoriteti i Konkurrencës.

Në ligj, “përqendrimi” përshkruhet si “ndryshim i qëndrueshëm i kontrollit të ndërmarrjeve kur bashkohen ndërmarrje të pavarura ose pjesë të tyre ose kur një a më shumë ndërmarrje fitojnë kontroll të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të tërësisë ose pjesëve të ndërmarrjeve të tjera, sidomos duke fituar aksione…”.

Deri në mesin e vitit të kaluar ishte në fuqi ligji, sipas të cilit nuk ishte e nevojshme leja për pjesëmarrje në përqendrim, pra blerje të kompanive të tjera të ngjashme.

Por, në bazë të ligjit të mëparshëm, Autoriteti i Mbrojtjes së Konkurrencës kishte të drejtë të niste një procedurë për rishikimin e marrëveshjeve ndërmjet shoqërive, nëse konstatohej se një kompani dominonte.

të fundit

Hashim Thaçi’s defense asks the Special Court for conditional release, offers a 50,000-euro guarantee

Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi, ka kërkuar nga Gjykata Speciale në Hagë , lirimin e tij me kusht. Në kërkesë…

16 minutes ago

Iran releases a “blacklist” after the killing of Ali Khamenei, with Trump, Netanyahu, Macron, Starmer and Merz among the names

Pas vrasjes së liderit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, klima e tensionit vijon të përshkallëzohet. Gazeta iraniane Hamshari, e…

16 minutes ago

“I protest for my future” / Teenager’s message to Rama: Leave, because everyone has risen up; the territories are not your private property

Një adoleshnte, teksa ka marrë pjesë në protestën e 42-të, ka deklaruar se ajp ka dalë sepse kërkon një të…

16 minutes ago

The Guardian: Errol Musk admits the family foundation funded Tommy Robinson’s trip to Russia

Sipas një raporti të publikuar nga The Guardian, fondacioni bamirës i familjes së Elon Musk ka mbuluar shpenzimet për udhëtimin…

16 minutes ago

“When the fields were flooded, we were left with nothing; 4.2 million euros were spent on the concert” / Farmer demands answers from Rama: Let the ministers come out and contradict me, you are all fraudsters

Kjo protestë i ka bërë bashkë të rinj të reja, minatorë, fermerë, pensionistë, dhe kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.…

16 minutes ago

One person shot dead in Shkodra, police at the scene

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prekal të Shkodrës. Një person është vrarë me armë zjarri. Policia ndodhet në…

16 minutes ago