Autoriteti i Konkurrencës i Kosovës njoftoi të mërkurën se e ka gjobitur ndërmarrjen MTS d.o.o me mbi 1.5 milion euro për shkeljen e ligjit për mbrojtjen e konkurrencës.
Ky vendim vjen disa muaj pasi Qeveria e Kosovës ia hoqi licencën biznesore kësaj kompanie për shkak të dokumentacionit të kontestuar gjatë regjistrimit të biznesit.
Autoriteti tha, sipas vendimit që e mori më 18 dhjetor, se MTS d.o.o. e shkeli ligjin “duke mos parashtruar kërkesën për njoftimin e detyruar për përqendrim për blerjen e 100 për qind të aksioneve të ndërmarrjeve: VGN NET d.o.o, LIKA d.o.o, PP. PRKDS-IMPULS në emër të I. R. – B.I. dhe Herc International”.
MTS d.o.o. e ka për kompani amë operatorin shtetëror të telekomunikacionit, Telekomi i Serbisë, dhe u themeluar në tetor të vitit 2015 në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.
Selia e kësaj ndërmarrjeje shoqërore është në Mitrovicën e Veriut, komunë e banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës. Megjithatë, ajo ka degë edhe në komunat tjera të banuara me shumicë serbe në Kosovë: Leposaviq, Zubin Potok, Graçanicë, Shtërpcë dhe Ranillug.
Verën e kaluar, emri i kompanisë MTS d.o.o. u gjet në listën e kompanive, të cilave mund t’u ndalohet veprimtaria e të bërit biznes në Kosovë, sepse në formularin e regjistrimit shkruan se ndodhet në territorin e Serbisë, përkatësisht shkruan “Mitrovica e Kosovës (Kosovska Mitrovica), Republika e Serbisë”.
Lista e kompanive me vendndodhje gjeografike të ngjashme të kontestuar është përpiluar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës, pasi mediumit Klan Kosova iu pezullua certifikata e biznesit për të njëjtën arsye.
Ligji për mbrojtjen e konkurrencës
Ligji i ri për mbrojtjen e konkurrencës ka hyrë në fuqi në qershor të vitit 2022 dhe parashikon që pjesëmarrësit në një përqendrim, d.m.th në uljen e numrit të pjesëmarrësve në treg, në disa raste duhet të kërkojnë paraprakisht leje nga Autoriteti i Konkurrencës.
Në ligj, “përqendrimi” përshkruhet si “ndryshim i qëndrueshëm i kontrollit të ndërmarrjeve kur bashkohen ndërmarrje të pavarura ose pjesë të tyre ose kur një a më shumë ndërmarrje fitojnë kontroll të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të tërësisë ose pjesëve të ndërmarrjeve të tjera, sidomos duke fituar aksione…”.
Deri në mesin e vitit të kaluar ishte në fuqi ligji, sipas të cilit nuk ishte e nevojshme leja për pjesëmarrje në përqendrim, pra blerje të kompanive të tjera të ngjashme.
Por, në bazë të ligjit të mëparshëm, Autoriteti i Mbrojtjes së Konkurrencës kishte të drejtë të niste një procedurë për rishikimin e marrëveshjeve ndërmjet shoqërive, nëse konstatohej se një kompani dominonte.
Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, vijojnë të përballen me nivele të ulëta produktivitetit të punës krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian,…
Këngëtarja 20-vjeçare Herva Novaku, me votat e jurisë është shpallur fituesja e edicionit të parë të talent showt “Yjet Shqiptarë…
Sot, më 30 qershor 2025, dollari amerikan, blihet me 83.2 lekë dhe shitet me 84.2 lekë. Euro, blihet me 97.6…
Ditën e sotme në vendin tonë, Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, por pas…
Dashi Për sa iu përket çështjeve te ezmeres, priten emocione pa fund gjate kësaj dite. Do ndiheni te lumtur ne…
Në korrik të vitit të kaluar, Prokuroria e Tiranës vendosi të veprojë për aferën e mikrokredive duke sekuestruar dy kompanitë…