kosovë

Mposhti disa herë kancerin, deputetja Adriana Matoshi njofton se po përballet me një sëmundje të re

Deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe aktorja nga Gjilani, Adriana Matoshi, ka bërë një njoftim për ndjekësit dhe miqtë në rrjete sociale.

Ajo përmes një shkrimi ka bërë të ditur se po përballet me një sëmundje të re dhe se i duhet t’i lë të gjitha angazhimet për të kryer një operim. Artistja shqiptare në shkrim ka përmendur edhe disa raste kur njerëzit e kanë tradhtuar dhe nuk ia kanë dëshiruar të mirën, por pavarësisht kësaj ka shprehur dashuri dhe të mira për të gjithë.

Reagimi i plotë:

Edhe një tjetër …
Në çastin që e ke zbulu kush osht armiku yt, gjysmën e betejës e ke fitu.
E, unë në jetë i konsideroj vetëm dy armiq.
• Ata që t’i rrehin krahët e të keshin në fytyrë po të shkelin e poshtnojnë pas shpine.
• Shëndetin kur të tradhton at’herë kur mendon që je e gatshme me e bajt një mal mbi supe.
Sëmundjet e mija i kanë hap gjithmonë shume perde, e kanë shpërfaq fytyra të shumta pa maska. Njerëz të shumtë që kanë kesh ma shumë me problemet e mia, sesa me sukseset e mia.
Sonte po du me i gëzu krejt kto zemra të ligshta për s’vogli, e me i shqetësu shumë zemra të buta prej madhështie njerezore t’u ua dhon lajmin që tash e një kohë po përballna me një sëmundje të re.
Për me e ditë të plotë, thashë t’ju tregoj që problemi jem ka fillu para paraqitjes time televizive në Festivalin e Këngës në RTSH.
Nuk kom leju as vizita mjekësore me zhvillu në ditët kur kemi pas mbledhje në Kuvend e në komisionet ku jom përgjegjëse.
Jom kon prezente për krejt, veç për veten jo.
Shëndeti m’tradhtoj prapë. Krejt po mendoni që kjo është shej që duhna me e ulë ritmin e jetës, me i ulë angazhimet.
Në këtë mujë të shenjtë, po i lo prapë fëmitë e mi, prindtë e mi, punën tem, çdo angazhim të mundshem, shoqnine që m’dojnë.
E edhe juve me maska. Krejt, e po e marr veç Zotin edhe lutjet e mija e të ma të dashurve për një operim të radhës.
Unë edhe sonte, po shtrihna në spital për me u kthy prapë.
Inatin, urrejtjen, e vnerin që e vjellin çdo dite përmi emrin tem, po shkoj me e largu prej trupit tem.
Unë prapë ju du shumë!
Ma shumë se ju që ma doni të keqen e ma uroni vdekjen edhe publikisht.
Unë po shkoj, për me u kthy.
Ishalla ky muaj i shenjtë, urrejtjen ja ua kthen në Dashni.
Po shkoj.
Ju lutnu unë me u kthy mirë.
Unë po lutna me ju gjetë juve ma mirë se kurrë ma parë!

të fundit

Horoskopi 26 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Venusi do të jetë në anën tuaj dhe pas një sërë vështirësish që keni kaluar, më në fund dashuria…

2 hours ago

Vuçiç përsërit thirrjen ndaj protestuesve për dialog: Iu kam ofruar atyre debat të hapur

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e ka përsëritur të hënën thirrjen e tij për dialog me protestuesit, pas nëntë muajve…

2 hours ago

EMRAT/ Identifikohet viktima e aksidentit në Vorë, policia shoqëron në komisariat shoferin

Kujtim Luka 66 vjeç është viktima e aksidentit të mbrëmjes së kësaj të hëne në Vorë. Sipas raportimeve, Luka u…

2 hours ago

“Nuk ka alternativë tjetër përveç BE-së”, Osmani: Ne nuk flirtojmë me fuqi të tjera! Rusia, Kina e Irani po përpiqen të destabilizojnë Ballkanin Perëndimor

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së fundi ka zhvilluar një intervistë për televizionin polak “TVP World” ndërsa është pyetur për…

3 hours ago

Parlamenti i ri gati për nisje/ Data e seancës së parë dhe tre emrat e mundshëm të drejtuesit

Muaji shtator shënon nisjen zyrtare të legjislaturës së re parlamentare në Shqipëri, pas zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 11…

3 hours ago

4-vjeçarja u mb*t në pishinë në Greqi, lirohen me kusht prindërit dhe gjyshi i të miturës shqiptare, nesër përcillet në banesën e fundit

Prindërit dhe gjyshi i vajzës 4-vjeçares shqiptare që u mbyt në pishinën e një vile në Paxos janë liruar me…

3 hours ago