Categories: kosovë

MPB riafirmon angazhimin për uljen e pranisë dhe përdorimit të drogës në Kosovë

Në Prishtinë u organizua një tryezë me rastin e 26 Qershorit 2026, Ditës Ndërkombëtare Kundër Abuzimit dhe Trafikimit të Paligjshëm të Drogave, ku morën pjesë U.d. e Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Genc Metaj, si edhe shumë akterë të tjerë të kësaj fushe.

Në fjalën e tij hyrëse, Sekretari i Përgjithshëm i MPB-së, Genc Metaj, tha se kjo ditë shënon një moment të rëndësishëm për reflektim lidhur me sfidat që droga dhe trafikimi i paligjshëm i saj vazhdojnë të paraqesin për sigurinë publike, shëndetin e qytetarëve dhe mirëqenien e shoqërisë sonë.

Të lidhura

None found

Sipas tij, pasojat e këtij fenomeni prekin familjet, të rinjtë dhe komunitetet tona, ndaj kërkohet një reagim i koordinuar, gjithëpërfshirës dhe afatgjatë nga të gjitha institucionet dhe akterët relevantë.

Metaj theksoi se Republika e Kosovës tashmë ka vendosur themelet e një qasjeje të qartë dhe të strukturuar përmes Strategjisë Shtetërore Kundër Drogave 2024–2028. Ai tha se ky dokument strategjik dëshmon angazhimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për ta trajtuar në mënyrë efektive fenomenin e drogës dhe për të krijuar një mjedis më të sigurt dhe më të shëndetshëm për të gjithë qytetarët.

“Vizioni ynë është i qartë: të reduktojmë praninë dhe përdorimin e drogës, të minimizojmë pasojat e saj sociale, shëndetësore dhe të sigurisë, si dhe të forcojmë rezistencën e shoqërisë ndaj këtij fenomeni”, theksoi Metaj.

Ai nënvizoi gjithashtu se Ministria e Punëve të Brendshme mbetet e përkushtuar në koordinimin dhe mbështetjen e zbatimit të këtyre politikave. Megjithatë, sipas tij, lufta kundër drogës nuk është vetëm përgjegjësi e institucioneve, pasi ajo nis në familje, vijon në shkollë dhe përforcohet në komunitet.

“Vetëm përmes angazhimit të përbashkët të institucioneve, shoqërisë civile, sistemit arsimor, sektorit shëndetësor dhe vetë qytetarëve mund të ndërtojmë një shoqëri më të sigurt dhe më rezistente ndaj këtij fenomeni”, tha Metaj.

Në përmbyllje të fjalës së tij, Metaj u shpreh se kjo ditë duhet të shërbejë për të riafirmuar përkushtimin e përbashkët në mbrojtje të shëndetit, sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve tanë. Ai shtoi se, duke vepruar së bashku me përgjegjësi dhe profesionalizëm, mund të krijohen më shumë mundësi për të rinjtë tanë dhe një e ardhme më e sigurt, më e shëndetshme dhe larg ndikimit të drogës.

Ministria e Punëve të Brendshme mbetet një nga akterët kryesorë në hartimin e orientimeve dhe të qasjes strategjike për luftimin e këtij fenomeni. Gjatë gjithë këtij muaji do të zhvillohen aktivitete vetëdijesuese me synimin për uljen e numrit të përdoruesve të drogave.

të fundit

Jam udhëheqës i milicisë serbe, do hakmerremi ndaj jush/ Zbulohet nga ku u dërgua Email-i kërcënues ndaj institucioneve

Emaili me mesazhin kërcënues drejtuar disa institucioneve paraditen e kësaj të premteje, është dërguar nga Kolumbia. Sipas gazetares Xhensila Kodra,…

34 seconds ago

Taksat gjyqësore nuk duhet të jenë barrierë për qasjen në drejtësi

Institucioni i Avokatit të Popullit në bashkëpunim me Grupin për Studime Juridike dhe Politike, ka organizuar një tryezë diskutimi lidhur…

15 minutes ago

Gjykata Supreme: Lënda për bllokimin e llogarive të NPB-së është në shqyrtim

Gjykata Supreme e Kosovës ka bërë të ditur se lënda që lidhet me bllokimin e llogarive bankare të Ndërmarrjes Publike…

15 minutes ago

Gabriel Jesus rrëfen si u realizua transferimi i papritur te Barcelona: “Zoti më befasoi sërish

Sulmuesi i Barcelonës, Gabriel Jesus, ka folur hapur rreth transferimit të tij në klub nga Arsenali gjatë afatit kalimtar të…

18 minutes ago

Albanian League calls for an end to police violence against Albanians in Skopje and for criminal and political accountability

Lidhja Shqiptare ka reaguar ndaj siç thonë dhunën e ushtruar nga ana e pjestarëve të policisë ndaj të rinjve shqiptarë…

18 minutes ago

BDI calls for institutional responsibility and Astrit Iseni’s resignation over violence against two young men

Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon zbardhjen e plotë të rastit të dy të rinjve, 21 dhe 23 vjeç, të cilët,…

19 minutes ago