Ushtruesi i detyrës së ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, tha se pas reshjeve të borës, të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme, por bëri thirrje për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit.
“Gjatë gjithë natës kemi intervenuar në shumicën e rrugëve që janë në kompetencë të ministrisë. Edhe sot në mëngjes kemi vazhduar punën në pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës”, shkroi ai në Facebook.
Që nga mbrëmja e së mërkurës, në Kosovë ka nisur rënia e temperaturave dhe reshjeve të borës, teksa paraprakisht vendi u përballë me vërshime shkatërruese.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës mbrëmjen e së mërkurës paralajmëroi për ngrica dhe, së bashku edhe me institucione të tjera, përfshirë Policinë e Kosovës, ai i bëri thirrje qytetarëve për kujdes gjatë qarkullimit në trafik, informon radio Evropa e Lirë.
Ndërkaq, në një njoftim të ndarë Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) tha se situata me vështrime në Kosovë ka shënuar përmirësim të dukshëm pas ndërprerjes së reshjeve të shiut. Por, sipas agjencisë, reshjet e borës dhe ngricat kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin rrugor në disa zona.
“Disa rrugë mbeten të bllokuara për shkak të shembjeve të dheut. Apelojmë te qytetarët për kujdes të shtuar në situatë”, tha AME-ja përmes një njoftimi më 8 janar.
Sa i përket vërshimeve, AME-ja tha se niveli i ujit në lumenjtë kryesorë në Kosovë ka nisur të bjerë “dhe rrezik i menjëhershëm për vërshime të reja”.
Makina duke lëvizur në rrugë gjatë reshjeve të dendura të borës në Prizren, Kosovë, 25 dhjetor 2024.
AME-ja tha se ka pasur disa intervenime në disa komuna, por situata mbetet e menaxhueshme. Në Mitrovicë të Jugut dhe në Istog janë evakuuar përkohësisht disa familje si masë sigurie.
Për shkak të vërshimeve, në disa zona të Kosovës pati probleme me ujë dhe rrymë, dhe autoritetet u detyruan që të shtynin rinisjen e mësimit pas pushimit dimëror deri më 12 janar.
Shakria pësoi një rrëzim të rëndë gjatë një performance live në skenë gjatë fundjavës, pasi përdredhi kyçin e këmbës në…
Menjëherë pas përfundimit të fjalimit të Sali Berishës, militandët demokratë hodhën molotov dhe fishekzjarrë drejt godinës së kryeministrisë. Kordoni i…
Luiz Ejlli ka ndarë mendimin e tij mbi mënyrën se si mund të fitohet loja e Big Brother, duke ofruar…
Jasir Asani realizoi një supergol për Esteghlal nga distanca, por nuk u besoi syve pasi goli i tij u anulua…
Kryetari i Partisë Demokrtaike, Sali Berisha ka deklaruar se qytetarët janë mbledhur në momentin më kritik të Shqipërisë në 35…
Ish-kandidati i PD-së për deputet në Tiranë, Ilir Alimehmeti, gjatë fjalës së tij në protestën e ditës së sotme, ka…