Categories: kosovë

Mjeku jep detaje nga aksidenti tragjik: 45 persona janë të lënduar, 8 rëndë

Media kroat Index.hr ka raportuar se 45 persona janë pranuar në spital për shkak të këtij aksidenti.

Drejtori i spitalit, Josip Samardziq ka deklaruar se 45 persona janë pranuar në spital që nga ky mëngjes, të cilët kishin kërkuar ndihmë mjekësore pas një aksidenti të rëndë në autostradë afër Slavonski Brod.

Poashtu u theksua se 8 nga të lënduarit janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Këtë mëngjes rreth orës 06:20 në autostradën afër Slavonski Brod, pranë stendave të taksave në korsinë jugore, një autobus me targa të Kosovës ka dal nga rruga, si pasojë 10 persona kanë vdekur.

Njëri nga udhëheqësit e policisë në vendin e ngjarjes ka rrëfyer për rastin, të cilin e ka vlerësuar nga më të rëndat deri tani.

“Unë kam qenë në shumë aksidente, por ky është me të vërtetë i rëndë dhe mendoj se është ndër aksidentet më të rënda që kam parë. Autobusi ishte plot, por nuk mund të them nëse kishte fëmijë mes të vdekurve ose të plagosurve. Sipas udhëtarëve, kishte mbi 60 persona në autobus”, tha Galiq

të fundit

Kievi nën sulm masiv rus/ Humbin jetën 4 persona, mes tyre dy fëmijë, plagosen dhjetëra të tjerë

Gjatë natës, Kievi është përballur me bombardime të rënda ruse. Autoritetet ukrainase, raportojnë se katër persona kanë humbur jetën, mes…

22 minutes ago

Tragjike/ Donte të impresiononte fansat, rrjedha e ujëvarës përpin 22-vjeçarin (VIDEO)

Një tragjedi ka ndodhur në Indi, ku një YouTuber 22-vjeçar humbi jetën, pasi u rrëmbye nga ujërat e një ujëvare…

52 minutes ago

Në vetëm 4 profesione, gratë paguhen më shumë se burrat, por ua kalojnë në drejtim

Në vitin 2024, një mashkull në vend paguhej mesatarisht me 79.3 mijë lekë në muaj bruto, me një rritje prej…

1 hour ago

Shqipëria me nivelin më të lartë të planeve për emigrim në CESEE, 10 % ikin brenda vitit

Rreth 33% e shqiptarëve e konsiderojnë emigrimin përkohësisht ose përgjithmonë brenda dhjetë viteve të ardhshme, ndërsa 10 për qind e…

2 hours ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 28 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 83 lekë dhe shitet me 84.5 lekë. Euro, blihet me 96.9…

2 hours ago

Parashikimi i motit 28 Gusht 2025/ Kthjellime dhe temperatura të larta

Ditën e sotme në vendin tonë, masat e nxehta afrikane do të jenë prezent, duke sjellë në orët e para…

2 hours ago