kosovë

Mirena pas takimit të Kurtit me opozitën maqedonase: A i bie që edhe këta janë pro-rus

Analisti Ilir Mirena e ka quajtur mjerim të politikës kosovare, takimin e kryeministrit Kurti me krerë politikë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut si: Arben Taravari, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët (ASh) dhe i Komunës së Gostivarit, si dhe udhëheqësit e Lidhjes Evropiane për Ndryshim (LEN), Bilall Kasami, Kryetar i Lëvizjes BESA e i Komunës së Tetovës, Izet Mexhiti, Kryetar i Lëvizjes Demokratike dhe deputet, dhe Afrim Gashi, Kryetar i Alternativës.

Sipas Ilir Mirenës, kryeministri Kurti vuan nga obsesioni për të qenë lider kombëtar.

Ai tha se Kurti është takuar me partnerë të VMRO-së, duke u shprehur se ajo është parti pro-ruse dhe ngriti një pyetje se “a i bie që edhe këta janë pro-rus”.

“Takohet me partnerët e VRMO-së, ajo është parti pro-ruse, a i bjen që edhe këta janë pro-rus. Dmth me klasën më të ulët politike ta Maqedonisë shkon i thërret në zyrë edhe i thërret në emër të shtetit të Kosovës, kjo është e dëmshme. Pse nuk i takon në seli të partisë së vet, si VV me jep mbështetje e jo në emër të qytetarëve të Kosovës”, tha Mirena në Pressing, në T7, transmeton Express.

“Kjo është simptomë e një njeriu megaloman, i cili si duket vuan prej obsesioneve me kanë njëfarë lideri kombëtar”.

“Ato janë konë në të kaluarën, nuk mundesh me pas asi shtrirje as në Shqipëri e as në Kosovë, ti 60% e popullësisë nuk të don, e ti po mundohesh me u bë lider mbarë kombëtar”.

“Kjo fotografi është mjerim i politikës kosovare, politika kosovare nuk është përzi kurrë në ngjarjet në Maqedoni, nuk është përzi as Shqipëria”, u shpreh ai.

të fundit

KEDS urges residents to stay away from power lines amid strong winds

Erërat e forta që po mbizotërojnë në vend, veçanërisht në rajonet e Pejës dhe Gjakovës, mund të shkaktojnë dëme në…

14 minutes ago

Kurti meets Canadian Prime Minister Mark Carney at European Political Community summit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney, në margjina të Samitit të…

14 minutes ago

Malaj on NATO summit: Albanians will pay 145 million euros, Rama has lost his sense of humanity

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për kërkesën që Samiti i NATO-s të zhvillohet në Shqipëri,…

15 minutes ago

IKMT chief Afrim Qendro dismissed

Afrim Qendro është shkarkuar nga detyra e Kryeinspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), rreth nëntë muaj pasi…

15 minutes ago

We ended dinner with a win, together with my sister” / Rama on the Red and Blacks’ success: Meloni and the Finnish prime minister were at the table, Macron was…

Fitorja e Shqipërisë ndaj Finlandës i ka shijuar më së shumti kryeministrit Rama, i cili shprehet se ishte në një…

15 minutes ago

Death of 20-year-old in Dubai after cocaine packet ruptured in his stomach: Mother and stepfather appear in court

Një ngjarje tragjike që tronditi opinionin publik në Britaninë e Madhe po shqyrtohet në gjykatë. Nëna e një 20-vjeçari, i…

15 minutes ago