kosovë

Ministria e Jashtme në Kosovë: Gjykata serbe ia ka zgjatur me një muaj paraburgimin ish-policit, Arbnor Spahiu

Një gjykatë serbe ia ka vazhduar edhe për një muaj paraburgimin ish-pjesëtarit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, të cilin e akuzon për gjoja “vrasje të rëndë” në Banjskë të Zveçanit, njoftoi të mërkurën Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës (MPJD).

Spahiu u arrestua më 7 qershor nga autoritetet serbe në pikën kufitare ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë, derisa po kthehej nga Austria në Kosovë me autobus së bashku me familjen e tij.

Ai po mbahet në qytetin verior të Serbisë, Suboticë, që nga 9 qershori kur Gjykata e Lartë e Suboticës urdhëroi paraburgosjen e tij gjoja për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë” në fshatin Banjskë në veri të Kosovës.

Me ligjin në Serbi, vrasja e rëndë dënohet me një dënim minimal prej dhjetë vjetësh burgim ose me burgim të përjetshëm.

Sipas njoftimit, përfaqësues të Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi kanë komunikuar me familjarët e Spahiut, përkatësisht me bashkëshorten e tij, të cilën e kanë njoftuar për vendimin e fundit të gjykatës.

Serbia e akuzon Spahiun se ka kryer këtë vepër penale në Banjskë – pjesa veriore e Kosovës – ku një grup i serbëve të armatosur ka sulmuar policinë e Kosovës në shtator të vitit 2023, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Por, Policia e Kosovës ka konfirmuar se Spahiu atëkohë nuk ka qenë pjesëtar i policisë.

MPDJ tha se, sipas avokatit mbrojtës, deri më tani nuk është paraqitur asnjë provë apo dëshmi e besueshme që do të rëndonte pozitën e tij ligjore.

“Avokati ka njoftuar se i ka dorëzuar gjykatës të gjitha dokumentet përkatëse të lëshuara nga institucionet e Kosovës, përfshirë edhe dokumentacionet që dëshmojnë se Spahiu e kishte lënë Policinë e Kosovës vite përpara ngjarjes së Banjskës”, thuhet në njoftim.

Familjarët e Spahiut pritet të udhëtojnë të enjten në Suboticë për ta vizituar atë në paraburgim, thuhet në njoftim.

“Duke marrë parasysh vendimin për vazhdimin e paraburgimit, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi do të paraqesë kërkesë formale për lejimin e vizitës tek Spahiu, miratimi i të cilës pritet të bëhet brenda kësaj jave ose në fillim të javës së ardhshme”, theksoi MPJD.

Në vazhdën e arrestimeve të kohëpaskohshme të shtetasve të Kosovës, autoritetet bëjnë vazhdimisht thirrje që të shmanget udhëtimi përmes Serbisë.

Për sulmin në Banjskë – ku, sipas autoriteteve serbe, dyshohet edhe përfshirja e Spahiut – Kosova ka akuzuar Serbinë, por kjo e fundit ka mohuar çdo përgjegjësi.

Përgjegjësinë për të e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe në Kosovë, i cili besohet se ndodhet në Serbi.

Këtë javë, në Gjykatën Themelore në Prishtinë po vazhdon gjykimi i tre prej 45 të akuzuarve për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të rënda penale në rastin Banjska. Hetime për këtë sulm është duke kryer edhe Zyra e Prokurorit të Lartë Publik në Beograd./REL

të fundit

Vrasja e të riut në Mat/ Shoqërohen 4 persona, ekspertiza paraprake: 23-vjeçari ka humbur jetën nga…

Këtë të enjte, Policia e Matit, ka shoqëruar 4 persona si të dyshuar për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, që…

20 minutes ago

Interi po vazhdon negociatat me klubin italian për Asllanin, por problem mbetet çmimi i lartë

Largimi i Kristjan Asllanit nga Interi po bëhet gjithnjë e më i mundshëm, pasi klubi zikaltër tashmë është i gatshëm…

32 minutes ago

Messi vazhdon të terrorizojë mbrojtjet kundërshtare, vendos një rekord të ri në MLS dhe eklipson Pelen

Lionel Messi i mrekullueshëm vazhdoi të shkëlqente në ligën MLS, dhe në ndeshjen kundër New England Revolution vendosi një rekord…

34 minutes ago

Ilir Proda: Nuk e meriton uniformën, pezullohet shefi i stacionit të policisë së Thethit

Këtë të enjte, në një deklaratë për mediat, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka bërë me…

50 minutes ago

Drejt “41 BIZZ”-it/ U kapën në të njëjtin sektor dhe me telefona, ndahet grupi i Laert Haxhiut në burg

Tre anëtarët kryesorë të grupit të Laert Haxhiut, janë ndarë në sektorë të ndryshëm që vuajnë dënimin në burgun e…

54 minutes ago

Furtuna e shkarkimeve në kupolën drejtuese, emërohet drejtori i ri i Policisë së Shkodrës (EMRI)

Gent Berberi, është emëruar si drejtori i ri i Policisë së Shkodrës, pas shkarkimit të Fatmir Lleshit nga ky pozicion.…

1 hour ago