Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i ftuar në FRONTAL të T7 ka folur për aksionet që janë zhvilluar së fundi në Kosovë për mbylljen e komunave paralele, shkruan Express.
I pyetur se cila është nevoja që ministrat të marrin pjesë në aksione të tilla, Kransiqi ka thënë se kanë kërkuar aprovim që të asistojnë në mbylljen e komunave paralele dhe se s’kanë qenë ministrat në aksion.
“Nuk janë ministrat në aksion. Ne kemi bërë kërkesë për asistim për mbylljen e këtyre institucioneve që nga paslufta janë duke zhvilluar aktivitet ilegal”, ka thënë Kransiqi në FRONTAL, raporton Express.
Krasniqi ka thënë se në Kosovë s’ka vend për komuna të tilla ilegale të cilat i shërbejnë Serbisë dhe jo Kosovës.
“Në Dragash ka një komunë ligjore dhe ka një kryetar me të cilin e takoj herë pas herë. Dhe kjo komunë paralele ka ofruar shërbime për Prizren, Rahovec, Dragash dhe Suharekë. Por kjo zyrë nuk funksionon dhe këto s’kanë vend askund në Kosovë. Këto veprimtari janë në interes të dikujt tjetër dhe jo të Kosovës”, ka thënë Krasniqi.
I pyetur për komunën paralele të Graçanicës dhe faktin që ajo vazhdon ende të jetë funksionale, Krasniqi ka thënë se s’ka informacione për atë komunë paralel, por vetëm për komunën ligjore në Graçanicë dhe për problemet që janë aty.
“Unë nuk kam informacion për komunën paralele në Graçanicw Kam informacione për komunën legale në Graçanicw dhe për problemet në këtë komunë. Ka ankesa të shumta nga qytetarët për mos përgjigje ndaj qytetarëve. Po trajtohen këto ankesa. Presim që në afate ligjore që t’i marrin veprimet, në mënyrë që çdo qytetarë i Graçanicw të ketë përgjigje sipas ligjit”, ka thënë Kransiqi në FRONTAL./GazetaExpress/
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot do të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj, duke…
Pas një debati të ndodhur mes Inës, e cila ka sulmuar Brikenën dhe Kristin duke folur me ironi ndaj tyre…
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, kanë paralajmëruar se vendosja e…
Debatet kanë qenë të ndezura në ditët e fundit në shtëpi pas Prime-t të fundit. Një përplasje ishte dhe ajo…
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Sarandës, në rrugën “Karl Topia” ku një automjet tip…
Pas njoftimit të Bashkimit Evropian se në janar do të nisë heqja graduale e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, janë rihapur…