kosovë

Ministri i jashtëm serb: Nuk shkoj në Strasburg nëse iniciohet procedura për pranim të Kosovës në KE

Ministri për Punë të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se ai nuk synon të shkojë në Strasburg të martën, në përvjetorin e 20-të të pranimit të Serbisë në Këshillin e Evropës, nëse Kosova do të pranohet në atë institucion një ditë më vonë.

Ai ka thënë në një konferencë për media, pas takimit me ministren e Jashtme të Gabonit, Yolanda Nijonde, se në 10-vjetorin e arritjes së Marrëveshjes së Brukselit – mes Kosovës dhe Serbisë – është bërë e ditur që Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës, do të nisë procedurat për pranimin e Kosovës në atë institucion.

“Kosova nuk i ka përmbushur obligimet e veta, që i parasheh Marrëveshja e Bruselit që 10 vjet, dhe për këtë gjë, ajo duhet të shpërblehet dhe të nisë procedura për pranimin e saj në Këshillin e Evropës. Ky është mesazh që Kosova mund të bëjë çfarë të dojë”, ka thënë Daçiç.

Shefi i diplomacisë së Serbisë, ka thënë se Këshilli i Evropës nuk e ka pranuar kurrë një entitet që nuk është shtet, dhe se nuk mund të diskutohet për mbrojtjen e integritetit të Ukrainës, pa e diskutuar integritetin e Serbisë.

“A është qetësuar situata në Kosovë? A kemi përparim në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe? Nuk kam asnjë shtysë që të shkoj në Strasburg, dhe në ditën pasuese ata të nisin procedurën për pranim të Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka thënë Daçiç.

Kosova e ka dorëzuar aplikacionin për anëtarësim në Këshillin e Evropës, në maj të vitit 2022.

Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, me seli në Strasburg të Francës.

Këshilli mbron lirinë e shprehjes dhe të mediave, barazinë dhe minoritetet në vendet anëtare.

Për ta shqyrtuar kërkesën e Kosovës, duhet të ekzistojë pajtueshmëri mes dy të tretave të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.

Hapi i parë është që një prej vendeve anëtare të bëjë kërkesë që anëtarësimi i Kosovës të futet në agjendë dhe të votohet nga Komiteti i Ministrave.

Pas sigurimit të një shumice prej dy të tretave në atë trup, kërkesa shkon në Asamblenë Parlamentare.

Nëse edhe aty sigurohet shumica prej dy të tretave, kërkesa kthehet te Komiteti i Ministrave për miratim final.

Në një seancë të organizuar në janar të këtij viti, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kroacia, e kanë mbështetur anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, derisa Serbia u ka bërë thirrje vendeve anëtare që ta refuzojnë kërkesën e Kosovës.

Serbia e kundërshton anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizata tjera ndërkombëtare, dhe bën fushata te shtetet tjera për tërheqjen e njohjes së shtetësisë së Kosovës.

Në këtë temë, Serbia e ka alete Rusinë, e cila është përjashtuar nga Këshilli i Evropës, për shkak të luftës së nisur në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.

Pa Rusinë, dy të tretat e vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, e njohin pavarësinë e Kosovës.

Nëse merret parasysh që vendimet merren me shumicë votash, mundësia e Kosovës për anëtarësim është reale./rel

të fundit

Aksident i rëndë në aksin Fier-Roskovec, plagoset drejtuesi i mjetit bujqësor

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në aksin rrugor Fier-Roskovec. Sipas raportimeve, një automjet ka…

18 minutes ago

Putini zotohet se nuk do të ketë më luftëra nëse Perëndimi e trajton Rusinë me respekt

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se nuk do të ketë më luftëra pas Ukrainës nëse Rusia trajtohet me…

28 minutes ago

Vendimet e mbledhjes së qeverisë/ Rritet paga minimale në 50 mijë lekë, hyn në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm

Vendimi për rritjen e pagës minimale në 50 mijë lekë, hyn në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm.…

1 hour ago

Vjosa Osmani ndan lajmin e mirë, Bahamas njeh Kosovën si shtet!

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se Komonuelthi i Bahamas ka njohur Kosovën si shtet…

1 hour ago

Pas dy orësh në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Benet Beci del nga SPAK/ Kryebashkiaku i Shkodrës “kyç” gojën para gazetarëve

Kryetari i Bashkisë Shkodrës, Benet Beci, u paraqit pasditen e së premtes (19 dhjetor) në Prokurorinë e Posaçme, ku qëndroi…

2 hours ago

“Turp”, gati 5 orë mbledhje në Këshillin e Mandateve/ Zbardhet debati, Bardhi-Peleshit: Nuk ju përgjigjet Rama në telefon, dhe shtyni mbledhjen

Mbledhja e Këshillit të Mandateve e mbajtur për të diskutuar heqjen e imunitetit të ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, u…

2 hours ago