Categories: kosovë

Miftari kritikon Thaçin për deklaratën mbi emblemën e UÇK-së dhe ngre akuza për lidhje me shërbime të huaja

Ish-eprori i UÇK-së, Naim Miftari, ka reaguar ashpër ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, pas deklaratës së këtij të fundit se emblemën e UÇK-së e mban në xhepin e majtë të këmishës.

Të lidhura

None found

Përmes një shkrimi, Miftari ka vënë në dyshim fjalët e Thaçit dhe e ka pyetur se ku e ruan emblemën e DGSE-së, shërbimit sekret francez, si edhe fotografinë e Arnaud Danjean, të cilin e cilëson si shefin dhe agjentin francez të lidhur me të.

“Hashim, e ku po e mban emblemën e DGSE-së, shërbimit sekret francez, e foton e shefit tënd, dhëndrit serb agjentit francez, Arnaud Danjean?”, ka shkruar Miftari.

Në reagimin e tij përfshihet edhe vëllai i ish-presidentit, Ganiu. Miftari pretendon se ai mban një emblemë që ia atribuon Ivica Stanishiqit të UDB-së.

Ish-eprori i UÇK-së e ka sulmuar Thaçin edhe për pasurinë dhe karrierën e krijuar pas luftës. Sipas tij, nga një person i varfër dhe azilant në Zvicër, i cili kishte vjedhur farmerka Levi’s 501, Thaçi u shndërrua në multimilioner pasi, siç pretendon Miftari, mbi 90 për qind e Fondit “Vendlindja Thërret” iu vodhën UÇK-së.

Miftari e akuzon gjithashtu se pas përfundimit të luftës, për të siguruar pushtet dhe rol politik, Thaçi shiti e përvetësoi pjesën më të madhe të pasurive të Kosovës. Ai e kritikon edhe për Marrëveshjen K-90, duke pretenduar se me një nënshkrim shumica e ushtarëve të UÇK-së mbetën pa mbështetje dhe “në rrugë”.

Sipas Miftarit, Thaçi përfitoi nga lufta e UÇK-së duke u bërë kryeministër, ministër i Jashtëm dhe më pas president. Ai pretendon gjithashtu se korrupsioni gjatë dhe pas luftës e bëri Thaçin multimiliarder dhe se, përmes tij, Gjykata Speciale iu soll UÇK-së.

Miftari shkruan se Thaçi kishte besuar se ndërkombëtarët e kishin mashtruar, pasi mendonte se ai dhe bashkëluftëtarët e tij nuk do të gjykoheshin, ndërsa proceset do të zhvilloheshin ndaj komandantëve realë të luftës.

Në fund, ish-eprori i UÇK-së e lidh reagimin e tij me atdhetarin Bahajdin Allaqi. Ai e pyet Thaçin nëse telefonin apo librin e mban nën jastëk kur fle, duke lënë të kuptohet se kjo lidhet me pyetjen se ku ndodhet varri i Bahajdin Allaqit.

“Hashim, telefonin a librin po e mban nën jastëk kur po fle, për pyetjen se ku gjendet varri i atdhetarit Bahajdin Allaqi, tjetër herë të pyes?”, ka shkruar Miftari.

të fundit

BMW nis prodhimin e baterive të reja në fabrikën e Bavarisë

BMW Group ka hapur fabrikën e re të baterive në Irlbach-Straßkirchen, në Bavari të Gjermanisë, duke nisur prodhimin në seri…

2 minutes ago

Përfundon operacioni i të plagosurit me armë zjarri, gjendja vijon të jetë e rëndë dhe stabile

Një pacient i plagosur me armë zjarri, i lindur në vitin 1978, është operuar pas pranimit në Spitalin e Gjilanit.…

8 minutes ago

Kurti meets Italian Ambassador Maurizio Antonini

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin e Italisë, Maurizio Antonini, nga i cili pranoi urime…

12 minutes ago

Analysts raise questions over messages with wanted person in case involving former SHISH chief

Zhvillimet lidhur me çështjen e ish-drejtueses së SHISH-it, Vlora Hyseni, u diskutuan në studion e emisionint “Zonë e Lirë”, ku…

12 minutes ago

Lala: Ergys Agasi’s phone had been wiped, but the data can be recovered; the investigation into Vlora Hyseni could last up to a year

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja nga hetimet për çështjen e Vlora Hysenit, duke deklaruar se telefoni i…

13 minutes ago

Trump: Agreement with Putin to gradually bring more than 4.8 million tons of Russian oil onto the market, record price drop expected

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi marrëveshjen me Vladimir Putin për furnizimin e menjëhershëm dhe gradual të miliona ton naftë ruse…

13 minutes ago