Një tjetër mesazh kërcënues ndaj Kosovës ka ardhur nga Serbia, kësaj radhe në formën e një grafiti me mbishkrimin “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, i vendosur në Peruçac të zonës së Bajina Bashtës. Mbishkrimi është realizuar me shkronja të mëdha dhe ngjyrat e flamurit serb në një mur përgjatë rrugës për në Mitrovac të Tarës.
None found
Sipas mediave serbe, grafiti ka dalë më 9 gusht, pikërisht në të njëjtën ditë kur presidenti serb Aleksandër Vuçiq lëshoi kërcënime ndaj Kosovës përmes një prej burimeve më strategjike ujore të saj, liqenit të Ujmanit, duke përmendur “ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër”.
Të dielën, Vuçiq deklaroi se Serbia po angazhon ekspertë të fushës së ndërtimtarisë dhe inxhinierisë për të analizuar mundësinë e devijimit të rrjedhës së Ibrit, duke e lidhur këtë me atë që ai e cilësoi rrejshëm si “maltretim të popullit serb”. “Meqë po e maltretojnë kaq shumë popullin tonë, të shohim, kemi arsye të ndryshme për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, pastaj do të shohim se çfarë do të bëjnë shqiptarët dhe si do të sillen,” u shpreh Vuçiq, duke tentuar të paraqesë një imazh të shtrembëruar të gjendjes në Kosovë.
Grafite me përmbajtjen “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” nuk janë të reja. Për vite me radhë, mesazhe të tilla janë parë në lokacione të ndryshme në Serbi, përfshirë edhe Beogradin. Në vitin 2023, ato u vendosën në rrethimin e godinës së Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe dhe në disa pjesë të tjera të kryeqytetit serb. Po ashtu, herë pas here, këto mbishkrime janë shfaqur edhe në veriun e Kosovës.
Grupi më i njohur i tifozëve të Crvena Zvezdës ka pretenduar autorësinë për pjesën më të madhe të këtyre grafiteve, duke i financiuar vetë, dhe ka shtuar se i pari i këtij modeli ishte realizuar nga tifozët e Partizanit.
Arsenali po hyn në fazën e fundit të afatit kalimtar së verës me disa objektiva të qartë, pasi nuk arriti…
Rezvani Motors ka prezantuar Beast X, një hiper-makinë amerikane me performancë ekstreme, e ndërtuar mbi bazën e Corvette-s së gjeneratës…
Aksionari më i madh i Volkswagen, Porsche SE, i ka bërë thirrje kompanisë gjermane të ndërmarrë masa të menjëhershme për…
Automobilat modern janë të mbushur me shenja dhe zgjidhje praktike që shumë shoferë rrallë i vërejnë. Një prej tyre është…
Dashi Dita është e mirë për aktivitete krijuese, ngjarje festive dhe fushata promocionale. Ju mund të përqendroheni në një ide…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se do të kërkojë që Irani të paguajë kompensim për personat…