Categories: kosovë

Mekuli kundërshton shpërblimin prej 2.500 eurosh për policët dhe e lidh situatën me rrezikun e Vajmarit

Vendimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për t’u dhënë 2.500 euro secilit efektiv policie të angazhuar në protestat e fundit ka sjellë reagimin e publicistit Gëzim Mekuli.

Të lidhura

None found

Mekuli e ka kritikuar ashpër mënyrën se si Rama po i trajton studentët dhe protestuesit. Në reagimin e tij, ai e ka krahasuar klimën aktuale me atë të Republikës së Vajmarit në Gjermani, duke paralajmëruar se propaganda, korrupsioni dhe grumbullimi i pushtetit mund ta dëmtojnë demokracinë nga brenda.

Sipas publicistit, kur një kryeministër përdor komunikimin publik për të sulmuar qytetarët, për t’i bullizuar dhe për t’iu shmangur përgjegjësisë politike, institucionet humbasin besimin e njerëzve. Ai ka theksuar se demokracia nuk është pronë e Edi Ramës apo e oligarkëve, por u përket qytetarëve.

Mekuli i ka bërë thirrje Ramës të reflektojë dhe të dëgjojë studentët, rininë e popullin, duke mos u shndërruar, sipas tij, në zëdhënës të oligarkisë dhe mafisë. Ai ka deklaruar se kryeministri duhet t’i drejtohet qytetarëve në emër të qeverisë dhe jo në emër të oligarkisë e milicisë, për të cilën tha se po paguhet 2.500 euro. Sipas tij, kjo shumë është më e lartë se pagat që marrin policët në Norvegji, Gjermani, Itali apo Greqi.

Publicisti u ka kërkuar studentëve, prindërve, grave, burrave, të rinjve dhe të moshuarve të dalin në rrugë e në sheshe, duke i nxitur të mos frikësohen. Ai ka argumentuar se këtë të drejtë ua ka garantuar vetë Rama në konferencën e tij të shtypit.

Thirrja e Mekulit ka qenë për protesta të fuqishme, por pa dhunë, në frymën e rezistencës gandiane, me synim paralizimin e jetës së regjimit. Ai ka pretenduar se, sipas Ramës, edhe një popull i qetë që kërkon drejtësi dhe llogaridhënie mund të shpallet i dhunshëm ose “i sëmurë psiqik”.

Duke iu referuar shprehjes “Miku im Vuçiq”, Mekuli ka thënë se kjo frazë, sipas tij, ka lënduar 2 milionë shqiptarë të Kosovës dhe ka shkaktuar panik te 8 milionë shqiptarët në glob. Ai ka deklaruar se nuk mund të ketë protestë, qeveri apo akademi që ta mirëkuptojë dhe arsyetojë një qëndrim të tillë.

Reagimi i plotë u publikua në Facebook dhe u përcoll nga “Bota sot”.

të fundit

Në Prishtinë nis gjykimi ndaj tre personave të akuzuar për shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc

Nisi seanca gjyqësore e radhës ndaj tre të akuzuarve për sulmin në kanalin Ibër-Lepenci në Varagë të Zubin Potokut. Seanca…

5 minutes ago

Krimi i dyfishtë në Kamëz/ Autori dhe vëllezërit Islamaj ishin fqinjë! Ngjarja ndodhi në rrugë

Të tjera detaje mësohen në lidhje me ngjarjen e rëndë të shënuar paraditen e kësaj të hëne në zonën e…

7 minutes ago

Jurisprudenca kalon në shqip! Shasivari: Jam duke numëruar ditët deri në heqjen e barrierës 35-vjeçare

Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari ka takuar sot studentët dhe dekanët e fakulteteve juridike për të prezantuar zgjidhjen ligjore me…

12 minutes ago

Rregullatori i Energjetikës ndryshon çmimet e karburanteve: Benzina zbret, nafta rritet

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka ulur çmimet e benzinës për 2,50 denarë për litër, ndërsa dizeli dhe vaj i lehtë…

13 minutes ago

North Macedonia and Bulgaria agree on health cooperation for 2026–2028

Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, dhe ministrja e Shëndetësisë e Republikës së Bullgarisë, Katja Ivkova, sot në Sofje nënshkruan Planin…

15 minutes ago

Extensive checks at hotels and casinos, Ministry of Internal Affairs uncovers violations and detains several people

MPB Maqedoni njofton se gjatë fundjavës (17/18.10.2026), Departamenti i Policisë Kriminalistike, në bashkëveprim me sektorët e punëve të brendshme dhe…

15 minutes ago