Media serbe ‘Vesti Online’, duke cituar burime diplomatike, shkruan se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, po bën presion mbi qeverinë greke për njohjen e Kosovës.
Siç shkruan media, “është e rëndësishmë për Uashingtonin që Athina ta njohë pavarësinë e Kosovës përpara vazhdimit të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, i cili është planifikuar në mes të qershorit”.
None found
“Ideja është të ‘dobësohet’ pozicioni i Serbisë me “njohjen greke” dhe të tregohet që pavarësia e Kosovës është punë e kryer. Ekspertët paralajmërojnë gjithashtu se në rast se Greqia i nënshtrohet presionit të SHBA’ve dhe e njeh Kosovës, kjo do të nënkuptojë shkelje të marrëveshjes së Washingtonit, pas së cilës Serbia mund dhe duhet të fillojë fushatën e çnjohjeve”, thuhet në artikullin e mediumit
Siç nënvizon më tej artikulli, Biden po bën presion ekonomik mbi Greqinë. Në këtë artikull të Vasti Online thuhet gjithashtu se Amerika po i kuzhtëzn grekët me ndihmë financiare, investime, hua të reja dhe riprogramimin e huave të vjetra.
Gjithashtu, në këtë shkrim të tyre thuhet se nëse Greqia e njeh Kosovën atëherë ka të ngjarë që Spanja, Rumania, Qipro dhe Sllovakia do të ndjekin shembullin e njëjtë.
Bashkia e Tiranës ka vendosur shtyrjen e afatit për aplikimin e qytetarëve për kredi të buta, pas njoftimit se “e-Albania”…
Për dekada të tëra Lezha është shndërruar në një qytet ku gjakmarrja është kthyer në një sagë e cila ka…
Këngëtarja Soni Malaj ka kundërshtuar konfliktet e aluduara mes asaj dhe artistes Jonida Maliqi, duke thënë se kur kolegia e…
Kuvendi luan një rol kyç në procesin e integrimit dhe Bashkimi Europian angazhohet me një projekt të ri për të…
Kryeministri Edi Rama vizitoi një fermë eksperimentale në Cërrik, i cili është pjesë e nshkollës profesionale “Mihal Shahini”, një investim…
Rreth 12.4 mijë shqiptarëve u është refuzuar hyrja në një nga vendet e Bashkimit Europian në vitin 2025, sipas të…