Këngëtari i njohur kosovar i muzikës popullore ‘Meda’, përmes një interviste të dhënë për emisionin NIN, rrëfeu marrëdhënien me bashkëshorten dhe bakshishin më të madh që ka marrë ndonjëherë. Meda u shpreh se gjatë një koncerti në Australi, Meda ka marrë 30-mijë euro gjatë një nate të vetme.
“Gjithmonë e kam pas në krah, më ka mbështetur! 90% të punës, look-ut tim, e përzgjedh Lulja, ajo më thotë tani më dukesh mirë dhe këto do veshësh sonte. Dhe unë i them në rregull sepse i besoj. Ajo më ka bërë për vete me thjeshtësinë e vet. Jemi parë rastësisht, unë e kam bërë hapin e pare.
Ka qenë e thjeshtë, modeste, s’di ta përshkruaj, është e njëjta si ka qenë kur jemi njohur. Ajo gjithmonë ka qenë bossi i shtëpisë. Kemi rreth 14 vite bashkë. Për suksesin e martesës meritën e mbajmë të dy! ”, tha ai në një intervistë për emisionin “Nin”.
Këngëtari zbuloi edhe shumën marramendëse që lanë bakshish në një koncert në Australi.
“Në Australi për një natë kemi marrë mbi 30.000 dollarë. Këndoja vetë dhe isha i shoqëruar nga muzikantët e mi. Është e vërtetë, ka qenë për Pavarësinë e Kosovës, për herë të parë që isha në Australi. Ishte eksperiencë e paharruar”, përfundoi Meda.
Sipas të dhënave të Raportit të Monitorimit të Treguesve Financiarë për vitin 2025, nga fondi prej 2,25 miliardë lekësh i…
Procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës, ka përfunduar. Në një deklaratë për mediat nga pallati i sportit…
Mbrëmjen e djeshme, festimet e dasmës së Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez, filluan zyrtarisht me një darkë pritjeje në Venecia…
Shqipëria do të jetë aksionere në resortin turistik, që do të ndërtohet në Sazan nga Jared Kushner. Qeveria shqiptare ka…
Ditën e sotme, deputeti dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ishte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme…
Edhe pse ka ditë që ka ndodhur, të pranishmit ende nuk duan ta besojnë. Ngjarja, që ka ndodhur të dielën…