Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka reaguar pas mbylljes së degëve të Postës Serbe në veri të Kosovës.
Vuçiç u shpreh se sjellja e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti është një “tentativë për të provokuar luftë”.
None found
“Ne nuk duam luftë, por ai po e bën qëllimisht, të organizuar dhe me mbështetjen e disa fuqive perëndimore.
Deklarata e agjencisë së jashtme evropiane është e turpshme dhe e vrazhdë sepse në atë deklaratë na ftojnë të diskutojmë sërish për lëvizjet e njëanshme dhe të paligjshme të Kurtit.
Çfarëdo marrëzie që ai bën, na thërrasin të flasim se si të kapërcejmë diçka që është shkelur brutalisht.
Nga viti 2015 ka marrëveshje për telekomunikacionin, Postën e Serbisë dhe gjithçka tjetër.
Ajo marrëveshje u shkel brutalisht.
Teksti është zbutur qëllimisht për shkak të dy anëtarëve të BE-së që gjithmonë zbutin të gjitha qëndrimet që duhet të shkojnë kundër Prishtinës dhe Kurtit dhe përpiqen të na bëjnë budallenj.
Jam shumë i shqetësuar”, tha Vuçiç.
Ai po ashtu thotë se ka folur personalisht me Miroslav Lajçak dhe i ka dërguar një mesazh të qartë lidhur me këtë rast.
Një skandal i rrallë ka tronditur futbollin irakian, ku ndeshja mes Zakhos dhe Karbalasë është ndërprerë pas vetëm 14 minutash…
Analisti politik Xhevdet Pozhari ka reaguar pas sekuestrimit të rreth 136 kilogramëve marihuanë në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku tre persona…
Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume here me e mire sot. Shfrytëzojeni sa te mundni çdo moment sepse…
Në Prime-in e sotëm të BBVK5, Anjeza u akuzua se po bën lojë me Sharrin dhe se e ka inskenuar…
Pas performancës në studion e “Big Brother VIP Kosova”, Akili ka falënderuar Antonetën për tekstin e këngës. Ai sqaroi se…
Akili dhe Bejta kanë kënduar në studion e BBVK këngën “Për ty pyeta hanën”, e cila u krijua nga dyshja…