Categories: kosovë

Mbyllet protesta para Kuvendit, deputetëve u kërkohet të votojnë pa vonesë ndryshimet për Specialen

Pas tubimit të 18-të radhazi, pjesëmarrësit e iniciativës “Jo në emrin tim” marshuan drejt njërës prej hyrjeve të Kuvendit të Kosovës. Ata kërkuan që deputetët të votojnë pa vonesë ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Të lidhura

None found

Gjatë aksionit, protestuesit i lexuan me radhë emrat e 110 deputetëve, duke u bërë thirrje të veprojnë dhe ta miratojnë projektligjin. Në marshim brohoritën “Votoni ligjin” dhe mbajtën pankarta e simbole të UÇK-së.

Organizatori i protestave të përnatshme, Çlirim Haziri, tha se Kuvendi ia ka borxh këtë ligj UÇK-së dhe dëshmorëve të saj. Sipas tij, shteti u ndërtua mbi sakrificën, plagët dhe gjakun e tyre; kërkesa për ndryshime nuk buron nga frika prej drejtësisë, por nga kundërshtimi që një padrejtësi të paraqitet si drejtësi. Haziri u shpreh se deputetët ia kanë borxh Kosovës zgjedhjen e presidentit, ndërsa UÇK-së miratimin e ligjit.

Protestuesit kërkuan që votimi të mos shtyhet më, duke theksuar se kanë mbetur tri ditë deri në përfundimin e afatit për zgjedhjen e presidentit. Përmes protestës “Jo në emrin tim”, ata kërkojnë veprime konkrete të institucioneve për mbrojtjen e UÇK-së dhe të çlirimtarëve.

Protesta nisi të shtunën mbrëma në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku u mblodhën qytetarë të shumtë. Për të 18-tën herë radhazi, ata kundërshtuan vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë për dënimin e katër ish-drejtuesve të UÇK-së, të cilin e konsiderojnë të padrejtë.

Më 16 shtator, Gjykata Speciale e dënoi Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet burgim. Gjatë ditës, platforma “Liria ka emër” zhvilloi një aksion para Kuvendit, duke kërkuar nga deputetët thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për shqyrtimin e ndryshimeve ligjore.

Më 2 tetor, Qeveria e Kosovës deklaroi se nisma e PDK-së për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk ka pengesa ligjore. Ndryshimet ende nuk janë miratuar nga Kuvendi, ndërsa PDK-ja ka bërë të ditur se mbështetjen për zgjedhjen e presidentit e kushtëzon me miratimin e tyre. Afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit përfundon më 6 tetor.

Lajmi u përditësua më 03.10.2026 në orët 19:45, 19:53, 19:54, 20:05 dhe 20:11.

të fundit

Rama për modelin e ri të prokurimeve: Diella ndihmon bizneset, ulje kostosh dhe më pak burokraci

Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në prezantimin e modelit të ri Prokurimeve të Përqendruara, tashmë një model i fokusuar…

6 minutes ago

Krasniqi kërkon shpjegime pasi Kosova nuk u shfaq në hartën e një mekanizmi evropian

Mungesa e Kosovës në hartën e paraqitur gjatë prezantimit të një mekanizmi evropian ka nxitur reagimin e prsidentit të Agjencisë…

6 minutes ago

Kënga serbe në Forumin e BE-së, Shoqata e Shkencëtarëve të Kosovës kërkon hetim dhe shkarkime

Shoqata e Shkencëtarëve të Kosovës ka kërkuar hetim dhe largimin e personave përgjegjës për interpretimin e këngës serbe “Oj Kosovo,…

6 minutes ago

National Security Agency and Public Security Bureau disrupt an Iranian proxy network in Macedonia suspected of plotting an assassination in Greece

Agjencia për Siguri Kombëtare (ASK) dhe Byroja për Siguri Publike (BSP) pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me…

18 minutes ago

Haziri on the new ruling in The Hague: Europe considers Kosovo incapable of ensuring justice

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me zhvillimet e fundit në Dhomat e…

18 minutes ago

Fadil Fazliu to be released after The Hague ruling, son’s message: Ideals cannot be defeated by prison

Gjykata Speciale në Hagë ka dënuar Fadil Fazliun me 12 muaj burgim në rastin që lidhet me pengimin e drejtësisë.…

18 minutes ago