kosovë

Mbyllet furra e bukës në Prishtinë, dyshohet se u helmuan 20 persona

Prishtine – 20 persona dyshohet se janë helmuar në një furrë buke në fshatin Shkabaj të komunës së Prishtinës. Për këtë rast ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh, derisa ka thënë se furra është mbyllur.

Ndërsa, nga Inspektorati Sanitar i cili vepron në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, kanë thënë për KosovaPress se tashmë mostrat dhe strishot janë marrë dhe se janë në pritje të rezultateve dhe se në bazë të këtyre të fundit do të veprohet.

Të lidhura

None found

“Me të marrë informatën për dyshim helmimi në këtë furrë inspektorët kanë dalë në terren së bashku me përfaqësues të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, janë marrë mostrat dhe strishot. Furra është mbyllë përkohësisht, është në Shkabaj. Njëherë ky është vetëm dyshim , derisa nuk dalin rezultatet dhe nuk konstatohet se a është pikërisht ajo për të cilën kanë deklaruar qytetarët që janë ushqyer aty, janë marrë mostrat e atyre ushqimeve dhe po presim rezultatet tash. Gjithçka varet prej rezultateve se si do të veprojmë, por do të veprohet në bazë të ligjit”, ka thënë Blerim Berisha, nga Inspektorati Sanitar.

Ndërsa, ka treguar se rezultatet do të dalin të hënën, eventualisht të martën.

“72 orë është afati ligjor, por tash nuk do të thotë që shtyhet se dje ka qenë pasdite, po unë besoj që të hënën”, eventualisht të martën i kemi rezultatet, është shprehur Berisha, për KosovaPress.

Ndërsa, në raportin e Policisë është bërë e ditur se në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe në ditët në vijim do të intervistohen ankuesit.

të fundit

Ndërprerja e energjisë Lezhë, rikthehet ndriçimi në disa fshatra, të tjerat vazhojnë në errësirë

Banorët e disa fshatrave të Lezhës kanë nisur të furnizohen sërish me energji elektrike, pas ndërprerjes që zgjati disa orë…

7 hours ago

“Nuk kam frikë”/ Kallëzimi në SPAK, Spiropali: S’kam ngrënë kumbulla pas shpine, kam besuar te kopshti i përbashkët

Deputetja Elisa Spiropali, e cila u përjashtua nga grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ka reaguar me tone të forta ndaj…

7 hours ago

Spiropali për Ramën dhe Ballukun: Churchill dhe Merkel të jenë, modeli i pushtetit të çon në këtë katandisje

Deputetja Elisa Spiropali ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. E ftuar në emisionin "Opinion", Spiropali u…

8 hours ago

Samiti i BE-së në Bruksel/ Emmanuel Macron: Braktisja e Ukrainës do të rrezikonte sigurinë tonë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka mbrojtur vazhdimin e mbështetjes evropiane për Ukrainën, në një kohë kur në Francë po shtohen…

8 hours ago

“Shpërthen” Spiropali: Në Shqipëri të shkatërrohet jeta nëse pushteti të konsideron armik

Deputetja Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta, duke ngritur shqetësimin për atë që e cilësoi si intimidim të qytetarëve…

8 hours ago

Rama flet për përplasjen me Spiropalin: Elisa është njeri i lirë në jetën politike, nuk është më e detyruar të më ndjekë mua dhe PS

Kryeministri Edi Rama ka folur për përplasjen me Elisa Spiropalin me një gazetar shqiptar të Maqedonisë së Veriut në podcastin…

9 hours ago