kosovë

Mbylla e 5 komunave serbe në Kosovë/ Ambasada e SHBA-së: Veprim i pakoordinuar i qeverisë, marrëdhëniet tona drejt përkeqësimit

Ambasada e SHBA në Kosovë ka reaguar lidhur me mbylljen e 5 komunave paralele serbe të cilat u mbyllën sot falë një askioni të qeverisë Kurti. Në reagimin e ambasadës në Prishtinë, thuhet se ky veprim i qeverisë së Kosovës ka qenë i pakoordinuar.

Më tej ambasada shprehet se veprimi i sotëm reflekton një përkeqësim real dhe në rritje të partneritetit mes SHBA dhe Kosovës.

‘Qeveria e SHBA-së përsërit shqetësimin dhe zhgënjimin e saj me veprimet e vazhdueshme të pakoordinuara të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, të cilat vazhdojnë të kenë një efekt të drejtpërdrejtë dhe negativ ndaj pjesëtarëve të komunitetit etnik serb dhe komuniteteve të tjera pakicë në Kosovë.

Me urdhër të autoriteteve politike të Qeverisë së Kosovës, Policia e Kosovës ka zhvilluar sot, më 30 gusht, operacione kundër institucioneve të mbështetura nga Serbia në veri të Mitrovicës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. Çështjet që kanë të bëjnë me strukturat e mbështetura nga Serbia në Kosovë duhet të trajtohen përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ky veprim nuk ishte i koordinuar me asnjë element të bashkësisë ndërkombëtare.

Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë ndërkombëtarë kanë kërkuar vazhdimisht nga Qeveria e Kosovës që të ketë prioritet koordinimin me bashkësinë ndërkombëtare dhe të mos ndërmarrë veprime të njëanshme për çështjet në agjendën e Dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Dështimi i Qeverisë së Kosovës për t’iu përgjigjur këtyre kërkesave reflekton një përkeqësim real dhe në rritje të partneritetit tonë. Siç e kemi theksuar më parë, veprimet e pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës i vënë në rrezik më të madh qytetarët e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it, përshkallëzojnë në mënyrë të panevojshme tensionet rajonale dhe minojnë reputacionin e Kosovës si një partner i besueshëm ndërkombëtar.

Përderisa qeveria e Shteteve të Bashkuara është krenare që ka mbështetur themelimin dhe profesionalizimin e Policisë së Kosovës gjatë shumë viteve si pjesë e angazhimit tonë për të promovuar sigurinë dhe stabilitetin, instrumentalizimi i vazhdueshëm i Qeverisë i Policisë së Kosovës për të kryer veprime të pakoordinuara nuk është në përputhje me premton të “vazhdojë konsultimin dhe koordinimin me komunitetin ndërkombëtar”. Veprimet e Qeverisë do të ndikojnë edhe në cilësinë dhe natyrën e bashkëpunimit tonë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe elementët vartës të saj.’, thuhet në reagimin e ambasadës.

të fundit

Të shtëna në një dyqan në Kaliforni, humb jetën 31-vjeçarja shtatzënë dhe plagosen gjashtë persona

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

3 minutes ago

Arrestohet drejtori i Bursës së Stambollit, dyshohet për ryshfet dhe lidhje me organizatë kriminale

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

3 minutes ago

Barcelona rikthehet te fitorja me golejadë, Alavesi mposhtet 6-1

Barcelona është rikthyer te fitorja në La Liga në mënyrën më bindëse të mundshme, duke e shkatërruar Alavesin me rezultat…

9 minutes ago

Vrasja e Arlinda Zekajt, Valdrin Sahiti: Parandalimi kërkon angazhim shoqëror dhe reagim institucional

Stilisti i njohur nga Kosova, Valdrin Sahiti, ka folur në emisionin “Vajza dhe Gra” për vrasjen e Arlinda Zekaj në…

17 minutes ago

Bisedë e sinqertë në “Goca dhe Gra”, Ori Nebiaj zbulon se ka ngrirë vezët: I kam marrë masat

Diskutime ‘zemre’ dhe shumë të sinqerta janë zhvilluar këtë mbrëmje në emisionin “Goca dhe Gra”. E ftuara Mira Kazhani ka…

18 minutes ago

In Zubin Potok, police find and seize weapons and ammunition in a barn

Policia e Kosovës ka sekuestruar disa armë dhe municion në një hambar në fshatin Kleçkë, në komunën e Zubin Potokut,…

28 minutes ago