kosovë

Mbi 2 milionë persona kanë të drejtë vote për zgjedhjet e 12 tetorit në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë e ka certifikuar të shtunën listën e votuesve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Të drejtë vote për t’i zgjedhur kryetarët e 38 komunave do të kenë 2 milionë e 69 mijë e 98 votues. Prej tyre, 43 mijë e 993 janë votues prej jashtë shtetit.

Votuesit jashtë shtetit do të mund të votojnë me postë prej 17 shtatorit. Zyrtarë të KQZ-së kanë bërë të ditur se procesi zgjedhor do të organizohet në 938 qendra votimi me 2.625 vendvotime.

Përfaqësuesja e Listës Serbe, Gordana Llaban, ka votuar kundër certifikimit të listës, për shkak të atyre që i ka konsideruar ndryshime në listat votuese, mirëpo zyrtarë tjerë i kanë thënë se bazuar në Ligjin e ri për zgjedhjet e përgjithshme, një qytetari i përcaktohet vendvotimi në bazë të vendit ku ka prona dhe merr shërbime, me qëllim që të ketë saktësi në listën votuese.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, u ka bërë thirrje të gjithë votuesve brenda Kosovës që të kontrollojnë vendvotimin e tyre në platformën e këtij institucioni, që ta dinë paraprakisht qendrën e tyre, për shkak të ndryshimeve që janë bërë së fundmi.

Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit garojnë 5.626 kandidatë dhe prej tyre 206 janë kandidatë për kryetarë komunash dhe të tjerët për ulëse në kuvende komunale.

Më herët gjatë ditës, Asociacioni i Komunave të Kosovës i ka nisur një kërkesë ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, për shtyrjen e afatit ligjor për miratimin e buxheteve komunale për vitin 2026, për shkak të pengesave që mund të shkaktohen nga fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Ligji në Kosovë përcakton që komunat duhet ta miratojnë buxhetin deri më 30 shtator për vitin e ardhshëm fiskal, dhe atë më pas ta dorëzojnë në Ministrinë e Financave.

Nëse nuk e respektojnë këtë afat, komunat e humbin të drejtën për ta propozuar vetë buxhetin për vitin e ardhshëm, andaj Ministria e Financave e harton një version të buxhetit për to, i cili zakonisht bazohet në shifrat e buxhetit ekzistues.

Për këto zgjedhje lokale janë certifikuar 93 subjekte – 32 parti politike, 32 iniciativa qytetare, dy koalicione dhe 27 kandidatë të pavarur.

Kosova i ka mbajtur zgjedhjet e fundit lokale në tetor të vitit 2021. Partia Demokratike e Kosovës pati fituar më së shumti komuna, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës./REL

të fundit

Horoskopi 7 Shtator, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Po ditët të silleni gjatë kësaj dite keni për të ftuar më shumë. Nëse keni një lidhje dhe tregoheni…

2 hours ago

Kryeministri i Bavarisë: Skeptik për vendosjen e trupave të NATO-s në Ukrainë

Kreu i landit më të madh gjerman të Bavarisë, Markus Soder është shprehur me skepticizëm ndaj idesë së vendosjes së…

2 hours ago

SHBA lëshon urdhrin për tarifat doganore me Evropën, Komisioneri i Tregtisë i BE: Përfitime të qëndrueshme për të dyja palët

Në zbatim të Deklaratës së Përbashkët me BE-në, SHBA-të kanë lëshuar një një urdhër ekzekutiv mbi marrëdhëniet tregtare dhe tarifat…

3 hours ago

U puthën në ambientet e xhamisë, arrestohet çifti, turistët nga Rusia rrezikojnë dënimin me burg

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Stamboll, ku një çift turistësh nga Rusia janë arrestuar nga autoritetet turke pasi…

3 hours ago

Nuk iu bindën policisë rrugore, vihen në pranga disa persona në Tiranë

Disa arrestime raportohet se janë kryer mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit në kryeqytet. Sipas raportimeve, disa persona janë…

3 hours ago

Arbana apo Ledioni? Ja si u përgjigj Ilir Shaqiri

Fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP Albania”, Ilir Shaqiri, ka ndarë disa nga përvojat e tij në…

3 hours ago