kosovë

FOTO / Masakra e Krushës së Madhe ku u vranë 243 shqiptarë civil

Më 25, 26 dhe 27 mars të vitit 1999 në Krushë të Madhe të Komunës së Rahovecit forcat serbe masakruan 243 persona dhe shkatërruan 893 shtëpi.

Masakra e Krushës së Madhe është një nga masakrat që kreu Ushtria Serbe gjatë Luftës së Kosovës mbi popullatën civile shqiptare në Kosovë. Masakra u krye më 25 mars 1999 në fshatin Krushë e Madhe, në afërsi të Rahovecit, 1 ditë pas fillimit të bombardimeve të Jugosllavisë nga NATO dhe la rreth 243 viktima, ndërsa 63 nga viktimat mbeten të zhdukura. Sipas një dëshmitari, forcat serbe kishin planifikuar të masakronin 500 persona.

Të lidhura

None found

Sipas dëshmitarëve shqiptarë, një njësi speciale e policisë hyri në fshat, veçoi burrat dhe djemtë dhe i vrau. Pastaj, gratë dhe fëmijët u larguan me forcë.

Historia
Gjatë Luftës së Kosovës, më 23 mars 1999, nga “Komanda e Përbashkët për Kosovën dhe Metohinë” u nxor një urdhër për ofrimin e ndihmës MUP-it të Serbisë për asgjësimin e “terroristëve shqiptarë”(Serbisht: Siptarke Teroricke Snage) në zonën e Rahovecit, Suharekës dhe Krushës së Madhe. Sipas urdhërit thuhej se UÇK me rreth 50-100 trupa të armatosura ishte e vendosur në këto fshatra. Urdhëri u dha detyrë forcave serbe të rrethojnë Krushën e Madhe dhe të parandalojnë largimin nga fshati të STS-ve, duke aluduar në forcat e UÇK-së.[5]

Më 24 mars, Ushtria dhe policia e Jugosllavisë rrethuan Krushën e Madhe dhe Krushën e Vogël. Pasi granatuan këto dy fshatra, policia dhe ushtria filluan djegien dhe plaçkitjen e shtëpive të shqiptarëve të Kosovës, i larguan të gjitha veturat private dhe kështu bëri që shumë fshatarë të fshihen nëpër bodrumet e nëndheshme apo vende të tjera më të sigurta. Më 25 mars, ushtria serbe kreu masakrën mbi fshatarët duke lënë kështu 105 të vrarë.

Në një incident pasues më ose rreth 28 marsit, një grup i të mbijetuarve që nuk e kishin lënë apo ishin kthyer në Krushë të Madhe u kapën nga policia, e cila më pas i ndau burrat nga gratë dhe fëmijët dhe 47 burrave u tha të largoheshin. Ndërsa po ecnin, policia filloi të qëllojë ndaj tyre. Rreth 23 burra u vranë aty. Një burrë ra në tokë dhe qëndroi i shtrirë tërë ditën mes kufomave. Ai më vonë u nis për në Nagavc ku tha se policia zhvati dhe mblodhi 53.000 DM nga njerëz nga fshatrat përreth në këmbim të sigurisë së tyre.

Viktimat
Viktima të kësaj masakre ishin banorët e fshatit Krushës e Madhe. Aty u vranë deri në 105 persona, shumica djem dhe burra pasi ishin ndarë nga familjarët e tjerë të tyre.

Sa i përket numrit të të vrarëve në Krushë të Madhe dhe në këtë masakër, burime të ndryshme shfaqin të dhëna të ndryshme. Kjo varësisht nga spektri i ditëve të marra për bazë. Disa hulumtime i shfaqin si të vrarë 90 persona dhe disa si 105. Gjithsesi, si më e saktë, duke marrë parasysh vetëm masakrën e ndodhur më 25 mars 1999 në Krushë të Madhe, merret raporti nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë i cili thotë se aty u vranë 105 burra dhe djem. /albeu.com/

të fundit

KEDS urges residents to stay away from power lines amid strong winds

Erërat e forta që po mbizotërojnë në vend, veçanërisht në rajonet e Pejës dhe Gjakovës, mund të shkaktojnë dëme në…

4 hours ago

Kurti meets Canadian Prime Minister Mark Carney at European Political Community summit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney, në margjina të Samitit të…

4 hours ago

Malaj on NATO summit: Albanians will pay 145 million euros, Rama has lost his sense of humanity

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për kërkesën që Samiti i NATO-s të zhvillohet në Shqipëri,…

4 hours ago

IKMT chief Afrim Qendro dismissed

Afrim Qendro është shkarkuar nga detyra e Kryeinspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), rreth nëntë muaj pasi…

4 hours ago

We ended dinner with a win, together with my sister” / Rama on the Red and Blacks’ success: Meloni and the Finnish prime minister were at the table, Macron was…

Fitorja e Shqipërisë ndaj Finlandës i ka shijuar më së shumti kryeministrit Rama, i cili shprehet se ishte në një…

4 hours ago

Death of 20-year-old in Dubai after cocaine packet ruptured in his stomach: Mother and stepfather appear in court

Një ngjarje tragjike që tronditi opinionin publik në Britaninë e Madhe po shqyrtohet në gjykatë. Nëna e një 20-vjeçari, i…

4 hours ago