Categories: kosovë

Marshimi për Liri bashkon deputetë nga të gjitha partitë, por Kurti dhe Abdixhiku nuk marrin pjesë

Dhjetëra mijëra qytetarë iu përgjigjën thirrjes për Marshin për Liri të shtunën në Prishtinë, një manifestim në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pjesëmarrja politike ishte e dukshme, me deputetë dhe zyrtarë nga shumë parti, por krerët e dy formacioneve kryesore, Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk u panë në shesh. Më të shumtët ndër ta ishin përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës.

Të lidhura

None found

Lëvizja Vetëvendosje e kishte mbështetur publikisht marshin në favor të ish-drejtuesve të UÇK-së, edhe pse vetë kryetari i saj mungoi. Në turmë u vunë re disa anëtarë të partisë dhe ministra të qeverisë në detyrë, mes të cilëve Andin Hoti, ministri për Vlera të Luftës Çlirimtare. Hoti u shpreh i bindur se katër çlirimtarët do të rikthehen të lirë në atdhe. “Kjo gjykatë është politike dhe do të përfundojë, katër çlirimtaret do të kthehen të lirë në Kosovë, ashtu shpresojmë dhe besojmë”, deklaroi ai.

I pyetur për mungesën e shefit të tij, Hoti dha një shpjegim, duke theksuar se protesta nuk ishte e asnjë partie të caktuar. Sipas tij, “Kjo protestë nuk është e LVV-së, nuk është e asnjë partie politike, po shoh shumë qytetarë këtu, edhe të partive politike, nuk ka rëndësi”.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ndonëse i ftuar zyrtarisht, nuk mori pjesë. Megjithatë, nënkryetari Lutfi Haziri dhe zyrtarë të tjerë të kësaj partie ishin prezent. Haziri theksoi nevojën për një qëndrim të përbashkët përtej ndasive partiake. “Sot duhet të manifestojmë pa dallime politike, ashtu sic ka qenë UCK, ka qenë një qëllim për liri dhe demokraci në këtë vend”, u shpreh ai.

Partia Demokratike e Kosovës e cilësoi këtë marsh si një nga datat më të rëndësishme në historinë e shtetit. Një zëdhënës i PDK-së shprehu pritshmërinë që epilogu i procesit gjyqësor më 16 shtator të sjellë fitoren për Kosovën dhe të mbyllë një nga kapitujt më të vështirë që nga pavarësia. “Ne presim që ky epilog, kjo dramë e rëndë për 6 vite të mbajtjes në paraburgim, me datën 16 ta rikthejë fitoren për Kosovën, dhe popoulli shqiptar ta përmbyllë njrën prej betejave më të rënda që e ka pas ndonjëherë, e shoh si një prej dative më të rëndësishme pas shpalljes së Pavarësisë”, tha ai.

Ndërkohë, Aleanca iu bashkua marshit me një grup të udhëhequr nga kryetari Ardian Gjini dhe themeluesi Ramush Haradinaj, të shoqëruar nga anëtarë të tjerë. Deputetja Time Kadrijaj e quajti të pakuptimtë paraburgimin e zgjatur të ish-luftëtarëve. “Kjo padrejtësi ti ndodhë Kosovës është non sens, një Gjtykatë e tillë është dashtë të formohet në Serbi për shkak të dhunimeve, masakrave, vrasjeve të fëmijëvë dhe pleqeve, dhe jo në Kosovë”, deklaroi Kadrijaj.

Organizata “Liria Ka Emër” falënderoi rreth 100 mijë qytetarë për pjesëmarrjen dhe shprehu besimin se çlirimtarët do të jenë të lirë më 16 shtator. Në marsh u panë gjithashtu deputetë të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, përfshirë Shqipe Selimin dhe Adnan Rrustemin, si dhe ministri i Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqdonci.

Tags: deputete

të fundit

Siljanovska-Davkova i dërgon urimet Justina Shiroka-Pulës pas zgjedhjes në krye të Kosovës

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, i ka përcjellë urimet e saj prof. dr. Justina Shiroka-Pulës me rastin e…

49 seconds ago

Ambasada Gjermane kundërshton ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka thënë të mërkurën për Radion Evropa e Lirë se ndihet “thellësisht e shqetësuar” për…

1 minute ago

VIDEO/ Gjunjët e gjakosur të Mirlind Dakut, pamjet që nuk u shfaqën pas sfidës me San Marinon

Mirlind Daku dhe Ernest MuçiShqipëria mori fitoren e vuajtur 2–1 kundër San Marinos, ndërsa goli i fitores u shënua vetëm…

6 minutes ago

Arteta, Klopp dhe rikthimi i Mourinhos: Si ndryshoi plani për stolin e Real Madridit

Mikel Arteta ishte zgjedhja e parë e kandidatit për president të Real Madridit, Enrique Riquelme, për postin e trajnerit të…

7 minutes ago

Rio Ferdinand i del në krah Ronaldos pas kritikave: “Terminologji e çmendur!

Legjenda e Manchester Unitedit, Rio Ferdinand, ka dalë në mbrojtje të ish-bashkëlojtarit të tij, Cristiano Ronaldo, pas një artikulli kritik…

7 minutes ago

Rruga evropiane e Kosovës, Terras: Duhet shfrytëzuar stabiliteti për reforma dhe zhvillim ekonomik

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, ka deklaruar se qytetarët e Kosovës e mbështesin në masë të madhe…

12 minutes ago