Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se synimi është që deri në vitin 2029 Ushtria e Kosovës të jetë e gatshme për mbrojtjen e territorit.
None found
Sipas tij, vendi po kalon një periudhë tranzicioni dhjetëvjeçar, e cila, bazuar në planifikimet ekzistuese, përmbyllet në vitin 2028.
Maqedonci nënvizoi se në këtë interval kohor janë tejkaluar disa prej caqeve të vendosura, si për nga numri i pajisjeve ushtarake, ashtu edhe për nga kategoritë e armatimit.
“Është aprovuar më 14 dhjetor 2018 nga Kuvendi. Gjatë kësaj faze kemi pasur një plan tranzicioni dhe tash jemi në përfundim të tij, i cili parashihet të mbyllet në vitin 2028. Investimet që kemi pasur kanë bërë që të tejkalojmë shumë nga objektivat, si në aspektin e pajisjeve, jo vetëm në sasi por edhe në llojet e armatimit, pasi kemi qenë të kufizuar në atë plan,” ka thënë Maqedonci.
Ai theksoi më tej se Kosova ndodhet në etapën përfundimtare të ngritjes së kapaciteteve operacionale, ndërsa objektivi mbetet arritja e gatishmërisë së plotë në vitin 2029.
“Jemi në fund të procesit për arritjen e kapaciteteve operacionale. Ne planifikojmë që në vitin 2029 të kemi një forcë të gatshme për mbrojtjen e territorit, për mbështetjen e autoriteteve civile dhe për pjesëmarrje në misione ndërkombëtare”, ka deklaruar ai në një intervistë për Euronews Albania.
Vatrat e zjarrit në Europën Jugore kanë vijuar të zgjerojnë perimetrin e tyre, duke detyruar mijëra qytetarë të braktisin banesat,…
Transmetuesi publik belg “VRT” i ka kushtuar një artikull të gjatë kryeministrit Edi Rama, që nga nisja e karrierës së…
Gjykimi për zjarrin tragjik në diskoteken Pulse në Koçan, në të cilin humbën jetën 63 persona dhe u plagosën më…
Pritej të zhvillohej sot seanca gjyqësore për Fatime Kryemadhin, Ema Çokun dhe Pirro Xhixhon, pjesë e ndarë nga dosja hetimore…
Pallati Buckingham ka përgënjeshtruar njoftimet se Princi Harry do të qëndrojë në pallat gjatë vizitës së tij këtë javë në…
Meteorologia Lajda Porja në një lidhje live për Euronews Albania ka dhënë detaje lidhur me parashikimin e motit të ditët…