Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, priti në takim Sandra Oudkirk, zëvendësen civile të Komandantit dhe këshilltaren për Politikë të Jashtme të Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (USEUCOM).
Sipas një njoftimi të publikuar prej tij në Facebook, biseda u përqendrua te bashkëpunimi mes Kosovës dhe USEUCOM-it, si dhe te mundësitë për zgjerimin e mëtejshëm të partneritetit në sektorin e mbrojtjes.
None found
Gjatë takimit u diskutua edhe e ardhmja e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), krahas mundësive për bashkëpunim në industrinë e mbrojtjes.
Maqedonci bëri të ditur se e falënderoi Oudkirk për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara ndaj Republikës së Kosovës.
Ai theksoi se partneriteti me SHBA-në mbetet i rëndësishëm për rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës dhe për krijimin e një të ardhmeje më të sigurt.
Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë pjesë…
LSDM-ja opozitare akuzon se qytetarët po jetojnë në buzë të varfërisë si pasojë e çmimeve të larta dhe standardit të…
Pas tri ditë aktivitetesh, sot u përmbyll me sukses gara ndërkombëtare “European Defense Tech Hackathon”. Kjo garë u mbajt për…
Gjermania po përshpejton modernizimin e ushtrisë dhe po përgatitet për skenarët e luftës së së ardhmes. [...] Read More... The…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj debatit të krijuar në Maqedoninë e Veriut pas deklaratave të tij për përfshirjen e…
Një stuhi jashtëzakonisht e fuqishme ka shkaktuar shkatërrime të mëdha në jug të Brazilit, duke lënë të paktën 5 persona…