Categories: kosovë

MAPL zhvillon konsultime me komunat për Strategjinë e Vetëqeverisjes Lokale 2027–2031

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) po vijon konsultimet me komunat dhe partnerët ndërkombëtarë në kuadër të përgatitjes së Strategjisë së Vetëqeverisjes Lokale 2027–2031.

Të lidhura

None found

Në takimin e radhës, zëvendësministri Agon Batusha, përfaqësuesit e komunave dhe ata të OSBE-së diskutuan për çështje që lidhen me përparimin e qeverisjes lokale. Në fokus ishin forcimi i demokracisë në nivel lokal, rritja e transparencës dhe llogaridhënies, garantimi i gjithëpërfshirjes dhe përmirësimi i performancës së komunave.

Pjesëmarrësit nënvizuan se strategjia duhet të hartohet mbi bazën e nevojave dhe vështirësive konkrete të komunave. Për këtë qëllim, dokumenti pritet të përcaktojë objektiva të qarta, masa të zbatueshme dhe mekanizma funksionalë për realizimin e tyre.

Gjatë diskutimeve u vu theksi edhe te forcimi i kapaciteteve institucionale dhe profesionale të komunave, si dhe te përfshirja më aktive e qytetarëve në proceset e marrjes së vendimeve.

Strategjia e Vetëqeverisjes Lokale 2027–2031 synon të shërbejë si bazë e qëndrueshme për një qeverisje lokale më efikase, transparente dhe llogaridhënëse, duke ndihmuar në përmirësimin e shërbimeve publike dhe në adresimin e nevojave të qytetarëve.

MAPL ka deklaruar se do të vijojë bashkëpunimin me komunat dhe partnerët për të garantuar një proces gjithëpërfshirës hartimi, i cili do të përfshijë politika dhe masa konkrete në mbështetje të zhvillimit dhe fuqizimit të qeverisjes lokale.

të fundit

Consequences of the protest at the border? Ermal Hasimja: I was escorted to the supervisor at Rinas, Eda Grimci publishes document on the exit refusal

Pjesëmarrja në protestë dyshohet se ka nisur të ketë pasoja për disa persona edhe sa i përket procedurave të daljes…

1 hour ago

Two months after failed execution, injuries of 50-year-old who survived two lethal doses remain unknown

Avokatët e Christa Pike, 50-vjeçares që i mbijetoi një ekzekutimi të dështuar në shtetin e Tennessee-s, kanë kërkuar ndërhyrjen urgjente…

1 hour ago

KEK mobilizes to bring B1 block back into operation, workers continue work until late hours

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka publikuar pamje nga angazhimi i punëtorëve për rikthimin në operim…

1 hour ago

Ardita Sinani: November, between historical memory and responsibility for the national future

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka marrë pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, me…

1 hour ago

KEK mobilizohet për kthimin e bllokut B1 në funksion, punonjësit vijojnë punën deri në orët e vona

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka publikuar pamje nga angazhimi i punëtorëve për rikthimin në operim…

2 hours ago

Përse udhëtarët me përvojë e fusin letrën higjienike në fund të valixhes

Ky produkt i zakonshëm mund të ketë disa përdorime praktike gjatë udhëtimit, për të cilat ndoshta nuk keni menduar më…

2 hours ago