Pas arrestimit të Fehim Salit, i dyshuar për spiunazh, në media dhe rrjete sociale po qarkullon një fotografi ku ai shihet me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
None found
Fotoja ishte realizuar në objektin e Kryeministrisë, gjatë një takimi në të cilin Kurti e kishte pritur Salin së bashku me disa persona të tjerë.
Zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka, reagoi duke sqaruar se, përgjatë viteve në drejtimin e qeverisë, Kurti ka takuar “dhjetëra organizata të pakicave me delegacione të tyre që janë të regjistruara dhe operojnë në Kosovë”.
“Ne nuk bëjmë detektorin e askujt dhe as s’japim amnesti për askënd. Por, tash si asnjëherë më parë, institucionet e sigurisë, si AKI janë duke zbuluar gjithnjë e më shumë elemente të tilla të dyshimta spiunazhi, për çka i përgëzojmë për punën”, shkroi Manxhuka.
Fehim Sali u ndalua më 13 gusht në pikën kufitare të Merdares, nën dyshimin se kishte kryer spiunazh për BIA-n serbe.
Prokuroria Speciale pretendon se, gjatë një periudhe të papërcaktuar deri më 13 gusht, Sali i kishte dhënë në vazhdimësi informacione dhe ndihmë Shërbimit Inteligjent të Serbisë (BIA), me synim sigurimin e përfitimeve materiale.
Sipas Prokurorisë, ai e kishte furnizuar BIA-n me të dhëna rreth zhvillimeve politike në Kosovë, kishte fotografuar dhe identifikuar zyrtarë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), si dhe kishte përcjellë informacione për persona që, sipas këtij institucioni, janë pjesëtarë të sektit vehabi.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur ndaj Salit masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.
DJ Gimbo ka rrëfyer në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel vështirësitë që ka hasur gjatë rrugëtimit të tij…
Pas një dite të shoqëruar me tensione dhe përplasje gjatë protestës, mbrëmja në sheshin ‘Nënë Tereza’ ka marrë një atmosferë…
Reshjet e dëborës kanë nisur gjatë orëve të pasdites në zonën e Dibrës, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.…
Dashi Shfrytëzojeni gjithë kohen e lire sot për ta kaluar me atë qe keni ne krah sepse me vone do…
Pas një dite të shoqëruar me tensione dhe përplasje gjatë protestës, mbrëmja në sheshin 'Nënë Tereza' ka marrë një atmosferë…
Modelja shqiptare Jori Delli dhe reperi italian Fred De Palma i kanë dhënë fund beqarisë, duke zgjedhur Maldivet për të…