kosovë

“Lufta ishte e drejtë dhe e pastër”/ 45 vite burg për komandantët e UÇK-së, Vjosa Osmani: Mos e barazoni me krimet e agresorit serb

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me pretencën e dhënë nga Prokuroria Speciale për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, duke kërkuar dënimin nga 45 vite burg për ta. Me anë të një postimi në Facebook, Osmani thekson se pavarësia e Kosovës ishte rezultat i vullnetit të popullit dhe i një sakrifice shekullore.

Gjithashtu, Osmani thotë se çdo përpjekje që tenton të barazojë luftën çlirimtare të UÇK-së me krimet e agresorit gjenocidal serb e minon besimin në drejtësi dhe e dëmton rëndë paqen afatgjatë.

Postimi i Vjosa Osmanit:

Pavarësia e Kosovës ishte vullnet i popullit të Kosovës. Ishte sakrificë shekullore për të cilën dhanë jetën mijëra dëshmorë e civilë të pafajshëm e për të cilën luftuan, me heroizëm dhe me luftë të pastër, Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Gjenocidi, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës janë krime që Serbia i kreu kundër popullit të Kosovës ndër shekuj.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë, Serbia kishte për qëllim shfarosjen e popullit shqiptar, qëllim të cilin e shpërfaqi nëpërmjet vrasjes dhe masakrimit të mijërave fëmijëve, grave, burrave e të moshuarve, dhunimeve të mijëra grave e burrave, shkatërrimit të qindra mijëra shtëpive, dëbimit të mbi 80% të qytetarëve të Kosovës nga shtëpitë e tyre, spastrimit etnik, zhdukjes me dhunë të mijëra personave dhe krimeve të tjera të llahtarshme.

Çdo përpjekje që tenton të barazojë luftën çlirimtare të UÇK-së me krimet e agresorit gjenocidal serb e minon besimin në drejtësi dhe e dëmton rëndë paqen afatgjatë. Kosova dhe qytetarët e saj kërkojnë drejtësi. Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e pastër. Kjo e vërtetë nuk ndryshohet me tentime për ta rishkruar historinë dhe për ta njollosur dhe zhvleftësuar betejën e popullit të Kosovës për liri.

të fundit

Baby G trondit me rrëfimin, banorja tregon historinë e dhimbshme: ‘Lëre gruan se nuk po të bën djalë’ i thoshin babait

Brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5, Baby G ka ndarë me banorët dhe publikun një rrëfim të ndjerë,…

23 minutes ago

GJKKO miraton kërkesën e SPAK dhe dërgon në gjyq Erion Veliajn, Klotilda Bushkan, Eman Abulen dhe biznesmenët e tjerë

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka miratuar kërkesën e SPAK dhe ka vendosur dërgimin në…

41 minutes ago

“Unë po luaj i vetëm, kam ardhur të fitoj!”, Luiz Ejlli i flet “pa doreza” Kristit:Ti nuk ia ke idenë kush është lojtar i mirë këtu

Në një bisedë të zhvilluar ditën e sotme mes Kristit dhe Luizit, ky i fundit i bën me dije banorit…

1 hour ago

Dolce-Elijonës: Je shumë e fshehtë, mendoj se ti je dinake

Një debat i fortë mes banoreve Dolce dhe Elijona ka kapur vëmendjen e publikut në Big Brother VIP Kosova, duke…

2 hours ago

Seanca për dosjen “Partizani”, Jamarbër Malltezi akuza prokurorëve: Po gënjejnë se janë të motivuar politikisht

Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish kryeministrit Sali Berisha, pas mbylljes së seancës së sotme gjyqësore për dosjen “Partizani”, për të…

2 hours ago

Dash Sula merr zyrtarisht detyrën e Kryeinspektorit të Përgjithshëm, ish deputeti i PD: Përkushtimi im do të jetë maksimal! Me kryeministrin kemi qenë përballë njëri-tjetrit, por s’jemi parë si armiq

Dash Sula, ish deputeti i Partisë Demokratike, ka marrë zyrtarisht detyrën e Kryeinspektorit të Përgjithshëm pak ditë pasi u emërua…

2 hours ago