Ndërsa afrohet shpallja e vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në rrjetet sociale në Kosovë është shtuar aktiviteti i profileve të dyshimta dhe llogarive false. Përmes postimeve, komenteve dhe thirrjeve që nxisin urrejtje, dhunë e përçarje, ato synojnë të ndikojnë te opinioni publik dhe të rrisin tensionet në vend.
None found
Një prej temave kryesore të këtyre llogarive është pikërisht vendimi që pritet të merret në Hagë.
“Duhet të kallët edhe shtëpia jonë, që të mos gëzohen udbashat. Rusia dhe Serbia me çdo kusht e duan dënimin pikërisht për të kriminalizuar lirinë. Ju keni pas qef me formu Rusia dhe në fund me akuzu Thaçin që je frikësu dhe s’ke guxu ta formosh vet?”
Këto komente janë publikuar nga disa profile false, të cilat gjatë ditëve të fundit kanë rritur ndjeshëm aktivitetin e tyre. Sipas vëzhgimeve, llogari të tilla po përdoren për të përhapur mesazhe polarizuese dhe për të nxitur ndasi në shoqëri.
Ekspertët e sigurisë kibernetike vlerësojnë se intensifikimi i këtij aktiviteti në një periudhë kaq të ndjeshme nuk është i rastësishëm. Ata nënvizojnë se mënyra e funksionimit dhe koordinimi mes llogarive krijojnë dyshime se pas tyre mund të mos qëndrojnë vetëm reagime individuale.
Sipas Halil Berishës, hulumtues i sigurisë kibernetike, bëhet fjalë për një formë të luftës online, e cila mund të shfrytëzohet për përkeqësimin e situatës dhe nxitjen e dhunës.
“Profilet e dyshimta që përdorin gjuhë nxitëse dhe polarizuese i kemi parë edhe në të kaluarën, por duket që aktualisht fokusi që kanë shumë prej tyre është vendimi i Gjykatës në Hagë. Kjo është shumë e natyrshme, pasi edhe shumë zyrtarë të lartë në Serbi kanë ngritur skenarë për trazira, si Aleksandar Vuçiq dhe Milovan. Pra, në këtë kontekst, aktiviteti i këtyre profileve të koordinuara mund të përdoret për të thelluar ndarjet, për të rritur tensionet dhe për të krijuar materiale që në të ardhmen mund të përdoren për të rritur narrativat propagandistike kundër Kosovës nga Serbia”, tha ai.
Ndërkohë, edhe platforma Hibrid.info, e fokusuar në verifikimin e informacionit dhe përcjelljen e narrativave dezinformuese, ka evidentuar shtim të përmbajtjeve që nxisin urrejtje e përçarje.
Monitorimi i kësaj platforme ka nxjerrë në pah llogari të dyshimta që shpërndajnë në mënyrë të përsëritur dhe të shpejtë narrativa të caktuara.
“Ne kemi vërejtur profile të dyshimta dhe faqe në rrjetet sociale, të cilat përdoren në mënyrë të përsëritur për të shpërndarë përmbajtje të rreme, manipuluese dhe nxitëse, lidhur me zhvillimet politike dhe shoqërore në Kosovë. Disa narrativa përsëriten, amplifikohen dhe shpërndahen përmes një rrjeti të gjerë burimesh, duke e bërë efektin e tyre më të madh në hapësirën informative në Kosovë”, theksoi Etrit Rexhepi nga Hibrid.info.
Në ditët e fundit, edhe kreu i qeverisë së Serbisë ka bërë deklarata dhe ka përdorur gjuhë nxitëse në lidhje me vendimin që pritet të shpallet në Hagë për krerët e UÇK-së.
Vuçiq vazhdon propagandën për Thaçin: Në Paris mora “sinjale të ndryshme” për vendimin ndaj tij.
Në këto rrethana, ekspertët paralajmërojnë se hapësira online mund të përdoret si terren për përshkallëzimin e tensioneve. Për këtë arsye, qytetarëve dhe institucioneve të sigurisë u kërkohet të tregojnë kujdes të shtuar.
Besëlidhja - KorabiNdeshja Besëlidhja – Korabi (1 – 2), e vlefshme për javën e 2-të në Kategorinë e Parë, mori…
Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje ka mbajtur sonte mbledhje të jashtëzakonshme, ku ka vendosur që në seancën e nesërme të votojë…
Profile të dyshimta dhe llogari të rreme në rrjetet sociale po intensifikojnë aktivitetin e tyre në Kosovë. Postimet, komentet dhe…
Policia e Kosovës, është duke realizuar një plan operativ në pjesën veriore të vendit. Atje ku s’po lejohen vetura me…
Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Shkodrës pak minuta më parë. Ngjarja ka ndodhur në një banesë pranë…
Uljet dhe ngritjet në Aeroportin e Brukselit u ndaluan për gjysmë pasi një dron u vu re në zonë, tha…