Luan Dalipi, ish-udhëheqës i kabinetit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, pritet të emërohet drejtor ekzekutiv i Agjencisë së Investimeve dhe Eksportit, që funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.
Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike njoftoi se Dalipi u rendit i pari mes kandidatëve në konkursin për këtë pozitë. Sipas të dhënave të publikuara, ai grumbulloi 80.6 pikë në total, nga të cilat 24 pikë në testin me shkrim dhe 56.6 pikë në intervistë.
None found
Në vendin e dytë në këtë proces përzgjedhës u radhit Alban Maliqi me 73.8 pikë gjithsej, prej të cilave 29 pikë nga testi me shkrim dhe 44.8 pikë në intervistë.
Për ankesat eventuale është paraparë një afat prej 30 ditësh në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.
Dalipi e mbajti postin e shefit të kabinetit të kryeministrit për rreth pesë vjet. Më 26 shkurt 2026, ai vetë kishte bërë të ditur në Facebook se nuk do ta ushtronte më këtë funksion.
Agjencia e Investimeve dhe Eksporteve synon promovimin e investimeve dhe eksporteve në Republikën e Kosovës.
Princi George, djali i madh i Princit William dhe Kate Middleton, ka festuar ditëlindjen e tij të 13-të, ndërsa familja…
Policia Rrugore ka vijuar kontrollet në të gjitha akset rrugore të vendit me fokus parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e…
Policia Kufitare e Himarës mbrëmjen e djeshme u ka ardhur në ndihmë pesë anëtarëve të një familjeje, të cilët kanë…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar një vendim për ndryshimin e mënyrës së llogaritjes dhe uljen e akcizës për…
Mesfusha e Real Madridit ka qenë një zonë problematike për vite me radhë, dhe situata është komplikuar më tej nga…
Ministria e Brendshme informon se dje pasdite në orën 18:55 në Stacionin Rajonal të Policisë Kërçovë, nga Njësia Territoriale e…