Agron Llugaliu, Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, është duke marrë pjesë në sesionet e 147-ta dhe 148-ta të Këshillit të Organizatës Botërore të Doganave, të cilat po zhvillohen në Bruksel të Belgjikës.
Si organi më i lartë vendimmarrës i Organizatës Botërore të Doganave, Këshilli mbledh krerët e administratave doganore të vendeve anëtare për të trajtuar prioritetet strategjike dhe zhvillimet më të rëndësishme në sektorin doganor në shkallë globale.
None found
Njoftimi i Doganës së Kosovës bën të ditur se gjatë këtyre punimeve janë marrë në shqyrtim raporti i Sekretarit të Përgjithshëm, si edhe raportet e komiteteve teknike të OBD-së. Vëmendje e posaçme i është kushtuar zhvillimit të kapaciteteve institucionale, standardeve dhe politikave doganore, rregullave të origjinës, vlerësimit doganor, nomenklaturës dhe klasifikimit të mallrave.
Në rend dite janë përfshirë gjithashtu tema që lidhen me zbatimin e ligjit, lehtësimin e tregtisë ndërkombëtare dhe aplikimin e teknologjisë në procedurat doganore.
Njëkohësisht, Këshilli po shqyrton edhe politikat institucionale, qeverisjen, financat dhe buxhetin e organizatës, ndërsa pritet të miratojë kalendarin e aktiviteteve dhe sesioneve të ardhshme të Organizatës Botërore të Doganave.
Sipas vlerësimit të Doganës së Kosovës, pjesëmarrja e Llugaliut në këtë forum të lartë ndërkombëtar përbën kontribut për forcimin e rolit të Kosovës në proceset globale të hartimit të politikave doganore, përafrimin me standardet ndërkombëtare dhe thellimin e bashkëpunimit me administratat doganore të vendeve partnere.
Në njoftim theksohet gjithashtu se Dogana e Kosovës mbetet e angazhuar për avancimin e reformave, modernizimin e shërbimeve doganore, lehtësimin e tregtisë së ligjshme dhe forcimin e sigurisë së zinxhirit ndërkombëtar të furnizimit, në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira të Organizatës Botërore të Doganave.
Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq noteren Anila Haxhiu, e cila akuzohet për falsifikim të…
Pogradeci - OrikuNdeshja Pogradeci – Oriku, e luajtur në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”, ka përfunduar me rezultatin 0 - 0 e…
Dodge ka prezantuar Mopar ’27 Dodge Charger, një edicion të kufizuar të krijuar për të shënuar 90-vjetorin e Mopar, markës…
Kombëtarja e Kosovës ka nisur punën për ta bindur edhe mbrojtësin e talentuar të Fiorentinës, Arnis Ademi. Këtë e ka…
Barcelona po e konsideron largimin e Alejandro Baldes në afatin kalimtar të janarit si një mundësi për të krijuar hapësirë…
Flavio Bolsonaro ka mbërritur në Miami të Floridës, së bashku me bashkëshorten dhe dy vajzat e tij, pas humbjes në…