Pas protestave të fundit në Tiranë, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar duke thënë se dhuna dhe thirrjet për djegie bien ndesh me synimin e Shqipërisë për t’u integruar në Bashkimin Evropian.
None found
Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri vlerëson se afrimi i vendit me vlerat evropiane duhet të ketë përparësi ndaj çdo kauze politike apo shoqërore. Në reagimin e tij, ai e përshkroi Shqipërinë si të ndodhur në kilometrin e fundit të maratonës së integrimit dhe tha se askush nuk ka të drejtë t’ia ndalë rrugën.
Sipas Lladrovcit, projekti në Zvërnec, kushtet e studentëve dhe kërkesat për dorëheqjen e kryeministrit duhen trajtuar me dialog e mirëkuptim. Ai shprehu shqetësim edhe për ato që i quajti narrativa të armiqve tradicionalë të kombit shqiptar, të cilat, sipas tij, nuk duhet ta pengojnë përparimin e Shqipërisë.
Duke bërë thirrje për qetësi dhe maturi, Lladrovci theksoi se qeverisja ndryshohet me votë, jo përmes dhunës apo thirrjeve “digje, digje”. Mesazhin e mbylli duke u kërkuar shqiptarëve të mos e lënë Shqipërinë të digjet.
Katër të akuzuarve pakistanezë, Sanëal Sanaullah, Muhammad Hamza, Yar Muhammed dhe Touseef Ahmed, të akuzuar për rrëmbimin e dy shtetasve…
Tensione të forta janë regjistruar gjatë protestës së të rinjve para ministrisë së Arsimit, ku ndërhyrja e forcave të policisë…
Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique thuhet se synon edhe një përforcim tjetër nga Barcelona gjatë afatit kalimtar dimëror, pas…
Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka reaguar në lidhje me zhvillimet e…
Kategoria e Parë LIVEOriku 0–0 Flamurtari1’ – Shkelmohet topi në stadiumin “Oriku” [...]Read More...
Klubi mbretëror, Real Madridi thuhet se ka arritur marrëveshje për ta blinduar me kontratë të re afatgjatë yllin e tyre…