Categories: kosovë

LIVE: Protestë në Prishtinë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

01.10.2026 – 17:07

Të lidhura

None found

Lavdie Gradica, vajza e mjekut të vrarë gjatë luftës, Dr. Lec Gradica, ishte një nga folëset në protestën e zhvilluar në sheshin e Prishtinës me moton “Jo në emrin tim”. Tubimi u organizua kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Gjatë fjalës së saj, Gradica kujtoi veprimtarinë e të atit si mjek lufte dhe angazhimin e tij në mjekimin e të plagosurve. Ajo foli edhe për rolin e prindërve të saj në vitin 1998 dhe për krijimin e Spitalit Ushtarak të Gradicës, ku, sipas saj, morën trajtim shumë persona të plagosur gjatë luftës.

“Sa krenare ndihem të flas para jush për pjesën më të lavdishme të historisë sonë, po aq dhimbje ndiej që, kaq vite pas luftës së lavdishme të UÇK-së, si popull ende po orvatemi t’i dëshmojmë botës se bijtë dhe bijat e kësaj toke, të cilët morën armët në dorë për të mbrojtur tokat tona, për të mbrojtur jetët tona dhe për të na sjellë lirinë, janë të pafajshëm”, tha ajo.

Ajo theksoi se Lec Gradica iu përgjigj thirrjes për shërbim gjatë luftës dhe se e konsideronte detyrën e tij një mision humanitar e atdhetar.

Sipas dëshmisë së saj, në pranverën e vitit 1998, prindërit e saj qëndruan në Gradicë, ku u ofronin ndihmë ushtarëve të UÇK-së dhe banorëve të asaj zone.

“Babai im ishte mjek në luftë. Ishte aty për t’i shpëtuar jetët e të plagosurve, për t’i ndihmuar njerëzit dhe për t’i shërbyer popullit të tij. Edhe babi, si shumë liridashës dhe si mantelbardhë, iu përgjigj kushtrimit të atdheut qysh në ilegalitet, pa iu trembur syri”, u shpreh ajo.

Me rritjen e numrit të të plagosurve dhe nevojave për trajtim, babai i saj mori përsipër ngritjen e Spitalit Ushtarak të Gradicës.

“Babi, duke parë se nevojat shtoheshin dita-ditës, mori përsipër dhe e themeloi Spitalin Ushtarak të Gradicës, spital në të cilin u shëruan shumë plagë lirie”, deklaroi Gradica.

Ajo tha se Lec Gradica vijoi punën e tij në malet e Qyqavicës deri më 24 shtator 1998, kur edhe ra.

Gradica përmendi gjithashtu nënën e saj dhe humbjen e dy familjarëve gjatë luftës.

“Unë jam rritur me mungesën dhe dhimbjen e një familjeje që humbi figurën atërore. Por jam rritur edhe me krenarinë se ai zgjodhi të ishte aty ku Kosova kishte më së shumti nevojë për të”, tha ajo.

Duke folur për aktgjykimin e shqiptuar në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ajo tha se familjet e dëshmorëve dhe përkrahësit e tyre nuk do të pranojnë që historia e luftës të deformohet ose të shkruhet nga e para.

“Duke parë që sot në Hagë janë dënuar njerëz që janë pjesë e historisë së luftës sonë të UÇK-së, ne nuk do të lejojmë që ky aktgjykim të validohet e kjo histori të rishkruhet e as të shtrembërohet. Ne e respektojmë drejtësinë. Por drejtësia duhet të jetë e drejtë”, tha ajo.

Ajo u dërgoi një mesazh ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë, duke i siguruar se kanë përkrahje.

“Sot, nga ky shesh, dua t’u them atyre që janë në Hagë: ju nuk jeni vetëm. Pas jush janë familjet e atyre që u flijuan, pas jush janë fëmijët që u rritën pa prindërit e tyre, pas jush janë mijëra njerëz dhe gjithë populli liridashës që e kujton luftën e UÇK-së dhe sakrificën ndër shekuj”, deklaroi Gradica.

Në mbyllje, ajo tha se protestuesit dhe familjet e dëshmorëve nuk po kërkojnë privilegje apo hakmarrje, por drejtësi.

“Ne nuk kërkojmë privilegj. Ne nuk kërkojmë hakmarrje. Ne kërkojmë drejtësi. Në emër të dëshmorëve, për familjet tona dhe për ju që sot prisni drejtësinë në Hagë. Duam drejtësi për çlirimtarët! Lavdi të gjithë atyre që dhanë jetën për atdheun!”, përfundoi ajo.

01.10.2026 – 16:54

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, e cilësoi dënimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale si “vulën e turpit të drejtësisë ndërkombëtare”.

Duke folur në protestën e mbajtur sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, Syla tha se Gjykata Speciale po e dëmton dhe njollos emrin e UÇK-së, raporton KosovaPress.

“Dënimi i katër krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale, e cila është e gjithkujt përpos e Kosovës, është vula e turpit të drejtësisë ndërkombëtare. Dënimi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit, Sali Mustafës, Pjetër Shalës me 125 vjet, e çon numrin që është dënuar lufta jonë në 627 vjet”, tha ai.

Syla kërkoi që Qeveria e Kosovës të procedojë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

“Për gjashtë vjet, ju që udhëhiqni me këtë shtet, nuk e keni kthyer kokën nga ne. Ne nuk kemi dalë në rrugë për kërkesat tona, pasi e kemi pasur vëmendjen tonë te Haga. Vetëm një herë kemi dalë kur ajo gruaja i ka thënë ‘zdravo brate’, apo na vjen votat me i largu veteranët prej pagës minimale. Sot e keni mundësinë ta lani veten. Procedo në Kuvend plotësim-ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara dhe votoni atë”, tha ai.

të fundit

Belind Këlliçi opposes Rama: the system is corrupt at its foundation, the solution is the prime minister’s removal

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama se sistemi duhet të jetë në…

40 seconds ago

Panic on FlyDubai flight, passenger recounts dramatic moments: I hugged my children because I thought we were falling

Një pasagjer i fluturimit Flydubai Dubai–Tel Aviv ka rrëfyer momentet e frikës që përjetoi së bashku me familjen, pasi avioni…

1 minute ago

Powerful storm hits Crete with flooding, 80-year-old man dies and lightning strikes a house chimney

Një stuhi e fuqishme ka goditur Kretën, duke shkaktuar përmbytje të mëdha, dëme materiale dhe probleme serioze në disa zona…

1 minute ago

Netanyahu: still early to determine whether Iran had a hand in the attack on the Dubai-Tel Aviv flight; Israel reviewing accusations?

Një pilot indian u plagos rëndë pasi u sulmua me thikë gjatë fluturimit Flydubai nga Dubai drejt Tel Avivit, ndërsa…

2 minutes ago

Over 2,000 Pyjore residents remain without an urban bus line to Narta and Zvërnec

Në periferi të Vlorës, mungesa e transportit urban mbetet një problem i pazgjidhur për banorët e zonës së Pyjores. Prej…

2 minutes ago

2027 world university rankings published, US and UK lead the top ten

Universiteti i Oksfordit ruan vendin e parë në renditjen botërore të universiteteve për të 11-in vit radhazi, ndërsa institucionet aziatike…

3 minutes ago