kosovë

Lista Serbe e akuzon KQZ-në për “manipulim politik”

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit, e ka akuzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës për “manipulim politik” për shkak të përbërjes “të pabarabartë” të këshillave të vendvotimeve për numërimin e votave për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Gjatë një konference për media më 8 shtator, kjo parti pati edhe kritika me listat zgjedhore në komunat me shumicë serbe në Kosovë.

Të lidhura

None found

Prandaj, nga Lista Serbe thanë se kanë parashtruar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Zyrtari i Listës Serbe, Igor Simiq, në një konferencë për media tha se, krahasuar me zgjedhjet parlamentare të mbajtura në shkurt të këtij viti, është vërejtur një numër më i vogël i votuesve në disa komuna, veçanërisht në Leposaviq dhe Mitrovicën e Veriut.

Sipas pretendimeve të Simiqit, në Leposaviq në listën e votuesve janë rreth 1.500 më pak votues, ndërsa në Mitrovicën e Veriut rreth 1.200.

“Arritëm të konstatojmë se votuesit në Mitrovicën e Veriut janë fshirë nga qendra e votimit në shkollën fillore ‘Sveti Sava’, ku votojnë qytetarët serbë. Ky është një numër i madh votuesish që mund të ndikojë në mënyrë drastike në rezultatet e zgjedhjeve si për asamblistë, ashtu edhe për kryetar komune”, deklaroi Simiq.

Ai shtoi se në komunën e Graçanicës, afër Prishtinës, është “rritur në mënyrë drastike” numri i votuesve, përkatësisht se ka mbi 2.000 votues më shumë krahasuar me zgjedhjet parlamentare të shkurtit.

Simiq tha se Lista Serbe nuk ka arritur të marrë shpjegim nga KQZ-ja lidhur me këto çështje dhe i bëri thirrje PZAP-it, si dhe bashkësisë ndërkombëtare, që të reagojnë.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar KQZ-së për akuzat e Listës Serbe, por nga ky institucion ende nuk kanë kthyer përgjigje.

Lista Serbe pretendoi se KQZ-ja i ka shkaktuar dëm kësaj partie edhe sa i përket përbërjes të këshillave të vendvotimeve.

“Në komunën e Novobërdës ka 23 vendvotime. Lista Serbe në zgjedhjet parlamentare fitoi 60 për qind të votave, por ne nuk kemi asnjë kryesues në vendvotim [në këtë komunë].

Dhe jo vetëm kaq, na mungojnë nëntë anëtarë të këshillave të vendovotimeve, që do të thotë se në nëntë klasa Lista Serbe nuk do të mund të kontrollojë këtë proces zgjedhor”, tha Simiq.

Si shembull të “shkeljes së ligjit” dhe të ashtuquajturit “manipulim politik”, Lista Serbe përmendi edhe komunën e Parteshit, ku kjo parti tha se ka vetëm një kryesues në një nga shtatë vendvotimet, edhe pse, siç tha Simiq, në zgjedhjet parlamentare kishte fituar afërsisht 90 për qind të votave.

Lidhur me përbërjen e këshillave të vendvotimeve, Lista Serbe kishte pasur pakënaqësi edhe para zgjedhjeve të shkurtit, duke e akuzuar KQZ-në se i kishte shkaktuar dëm, pasi në shumë komuna nuk kishte anëtarë “për të kontrolluar ligjshmërinë, legjitimitetin dhe karakterin demokratik të zgjedhjeve”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës më 6 shtator konfirmoi listën e votuesve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, sipas së cilës do të kenë të drejtë vote 2.069.098 persona.

“Sipas të dhënave nga lista e votuesve, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime në Republikën e Kosovës është 2.025.105 votues, ndërsa numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar me postë jashtë Kosovës është 43.993 votues”, u tha në njoftim.

KQZ gjithashtu bëri të ditur se për zgjedhjet lokale do të hapen 938 qendra votimi me gjithsej 2.625 vendvotime./REL

të fundit

Tre të arrestuar në Çair, dyshohen për djegien e një ekskavatori

Zyrtarët policorë nga SPB Shkup sot në rrugën "magjistralen Jadranska" privuan nga liria D.D., A.A. dhe F.L. nën dyshimin për…

3 minutes ago

Milani i vendos vlerën Leaos dhe lë të hapur largimin

Milan ka vendosur një çmim prej 60–70 milionë eurosh për Rafael Leao, duke hapur zyrtarisht mundësinë e një largimi të…

4 minutes ago

Postimi i artistes së famshme Zara Larsson bëhet viral-rikthen në vëmendje këngën “Bonbon” të Era Istrefit

Këngëtarja dhe tekstshkruesja e njohur suedeze, Zara Larsson, ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale pas një postimi të…

6 minutes ago

Fiat zbulon konceptin Multiplina, ndërsa Topolino hyn në Shtetet e Bashkuara

Duke pasur parasysh që pjesa më e madhe e botës aktualisht duket sikur është futur në një qese dhe është…

8 minutes ago

Chevrolet Corvette Stingray 2027 synon t’ju bëjë pjesë të klubit të 322 km/h

Për më pak se 75,000 dollarë, mund të bashkoheni me radhët e supermakinave. Kjo për shkak se Chevy Corvette Stingray…

9 minutes ago

Rama to DW: Albania is a model of freedom, not in a crisis of trust; we will talk about the project when it is ready, my goal remains attracting foreign investment

Kryeministri Edi Rama ka folur për protestat që prej disa javësh po mbahen në Shqipëri. Gjatë një interviste për Deutsche…

20 minutes ago