Kryetari i NISMA Socialdemokate, Fatmir Limaj, ka thënë se në Malishevë koalicion me AAK-në ka marrë mbi 40% të votave, bazuar në rezultatet fillestare.
Ai ka thënë se është krenar me vendlindjen e tij, Malishevën.
“Urime Malishevë për fitoren e madhe me mbi 40% të votave, në bazë të rezultateve fillestare. Jam krenar me vendlindjen time, me bashkëvendësit e mi, që sot e dëshmuan edhe njëherë se janë shembull i një qytetarie që nuk mashtrohet, por, përkundrazi i japin mbështetje njerëzve që punojnë e bëjnë vepra të mira për Malishevën e tërë Kosovën”.
“Ne fituam bindshëm në Malishevë sepse Malisheva qeveriset nga NISMA Socialdemokrate. Faleminderit nga zemra Malisheva ime! Faleminderit nga zemra secilit qytetarë të Kosovës që na votuan sot”, ka shkruar Limaj.
Në përfundim të Asamblesë së PS në Tiranë, kryeministri teksa ka dalë nga ambientet e Akademisë së Arteve është pritur…
Nesër regjim i posaçëm i komunikacionit në Strugë dhe Ohër, bllokime nga ora 06:00 deri në 17:00.SPB Ohër njofton se…
Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“ (Safe City) zyrtarisht do të ketë një funksion…
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar një qëndrim të ashpër ndaj Iranit dhe kufizime të reja për kompanitë amerikane të…
Një studim i ri amerikan ngre shqetësime për lidhjen mes përdorimit problematik të kanabisit dhe shëndetit mendor, veçanërisht te gratë…
Këtë të shtunë, gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët, lideri demokrat, Sali Berisha, u ka bërë thirrje Erion Veliajt dhe…