Qeveria e Kosovës i ka dërguar sot Kuvendit 11 projektligje, por mes tyre nuk është përfshirë Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Këtë e bëri të ditur deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, në emisionin “DPT te Fidani”.
None found
Pas këtij zhvillimi, Deliu-Kodra njoftoi se PDK-ja do të mblidhet nesër herët në mëngjes për të diskutuar situatën.
Ajo e cilësoi vendimin si të paprecedentë dhe si shpërfillje ndaj nevojës emergjente të Kosovës, situatës politike në vend dhe mijëra qytetarëve që prej 14 netësh po protestojnë në kryeqytet.
Sipas deputetes, njoftimi zyrtar për procedimin e projektligjeve iu dërgua deputetëve përmes postës elektronike pas orës 15:00. Ky veprim, tha ajo, ka shkaktuar habi dhe ka ngritur dyshime brenda grupit parlamentar.
Deliu-Kodra theksoi se iniciativa ligjore e PDK-së ishte përcjellë nga Kuvendi në Qeveri që më 23, ndërsa Ministria e Drejtësisë kishte pasur kohën dhe mundësinë e nevojshme për ta proceduar atë me urgjencë.
Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, këshilltari i Partisë Socialiste, Halit Valteri ka lexuar një rezolutë të…
Në Prishtinë po mbahet dita e dytë e protestës së organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, pas vrasjes…
Sulmuesi i Grasshoppersit Samuel Krasniqi ka bërë të ditur se ende nuk ka vendosur se kë të përfaqësojë në nivelin…
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka përshëndetur miratimin në lexim të dytë të Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe…
Ndërsa OTP Bank përballet me shqyrtim rregullator për aktivitetin e saj në Rusi dhe blerjen e Luminor Bank në Baltik,…
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar lidhur me transferimin e Erion Veliajt në burgun e Fierit, pas spekulimeve mediatike…