kosovë

Liderët e Kosovës dhe Serbisë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin e Brukselit, Vuçiç: Do të shkoj, por nuk do të flas me Kurtin

Liderët e Kosovës dhe Serbisë kanë konfirmuar se do të marrin pjesë në takimin për menaxhimin e krizave, që është thirrur nga shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, më 22 qershor tha se të enjten do të takohet me Borrellin në Bruksel, por jo me me Kurtin.

Të lidhura

None found

“Biseda me të [Kurtin] nuk ka kuptim. Ai na jep leksione për filozofinë, pak për [Adem] Demaçin, pak për [Karl] Marx”, tha Vuçicc.
Një ditë më parë, Kurti ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e Brukselit.
Ai tha se në atë takim do të insistojë “lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të tre policëve [të Kosovës] që po mbahen peng nga Serbia, shtensionimin e situatës dhe normalizimin e raporteve”.

Ndërkaq, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, tha se ka ftuar liderët e Kosovës dhe Serbisë në një takim urgjent në Bruksel, për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën aktuale.

“Kam ftuar liderin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe atë të Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel për takime urgjente për të gjetur një mënyrë për të dalë nga kriza aktuale. Na duhet shtensionim i menjëhershëm i situatës dhe zgjedhje të reja në veri me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës. Këto janë parësore për rajonin dhe BE-në”, shkroi ai në Twitter.

Burimet diplomatike të Radios Evropa e Lirë më herët kanë përmendur edhe mundësinë që Kurti dhe Vuçiq të mos kenë takim direkt por vetëm takime bilaterale me Borrellin.

Që nga fundi i majit, tensionet në veri të Kosovës u rritën pasi pasi kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, me asistimin e Policisë së Kosovës, hynë në ndërtesat komunale, mes kundërshtimeve nga serbët lokalë. Që atëherë, serbët lokalë kanë protestuar para ndërtesave komunale në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Më 14 qershor, tensionet mes Kosovës dhe Serbisë u përkeqësuan edhe më tej, pas arrestimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës. Serbia tha se ata u arrestuan “thellë” brenda territorit të saj, por Kosova tha se ata ishin duke patrulluar në territorin e Kosovës, pranë vijës kufitare me Serbinë në Leposaviq.
BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara i kanë paraqitur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, tri kërkesa sa i përket tensioneve: qetësimin e situatës në veri të Kosovës, mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri dhe rikthimin në dialogun për normalizimin e raporteve.

Kurti, ndërkaq, ka paraqitur një plan prej pesë pikash. Plani i Kurtit parasheh edhe mbajtjen e zgjedhje. Megjithatë, ai ka thënë se për t’u mbajtur zgjedhje të lira në veri, nevojitet shtet ligjor./REL/

të fundit

“Mu bë qefi që e vranë”, Nuredin Dumani flet për shefin e policisë që u ekzekutua: Më goditi disa herë brenda Komisariatit

Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë, gjatë dëshmive të tij në seancat e “Plumbit të Artë” në GJKKO, ka rrëfyer…

5 minutes ago

Si duket pas 30 vitesh në arrati vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuloi Interpol Tirana në një burg në SHBA

Kjo është pamja e sotme pas 30 vitesh në arrati, e vrasësit të trefishtë Sokol Hoxha, i cili po përballet…

33 minutes ago

Sulmi rus në Kiev, reagon delegacioni i BE në Tiranë: E dënojmë me forcën më të madhe! U vu në rrezik jeta e ambasadorit shqiptar

Delegacioni i Bashkimit Europian ka reaguar pas sulmit rus me dronë dhe raketa mbrëmjen e djeshme në Kiev, ku u…

47 minutes ago

Tronditet Greqia, djali vret babain pas një incidenti mes tyre

Një 30-vjeçar u arrestua për vrasjen e babait të tij 67-vjeçar, të dielën pasdite në Selanik të Greqisë. Sipas mediave…

2 hours ago

“Koha është në anën e SHBA-së”/ Trump për luftën me Iranin: Varet tërësisht nga unë, nuk bëj marrëveshje të këqija

Presidenti amerikan Donald Trump ka folur për luftën në Iran. Trump u shpreh se arritja e një marrëveshjeje me Iranin…

2 hours ago

L*fta në Lindjen e Mesme/ Erdogan: Turqia është e gatshme të mbështesë një marrëveshje të mundshme për Iranin

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se Turqia është e gatshme të ofrojë çdo lloj mbështetjeje gjatë zbatimit të…

2 hours ago