kosovë

Liderët e Kosovës dhe Serbisë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin e Brukselit, Vuçiç: Do të shkoj, por nuk do të flas me Kurtin

Liderët e Kosovës dhe Serbisë kanë konfirmuar se do të marrin pjesë në takimin për menaxhimin e krizave, që është thirrur nga shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, më 22 qershor tha se të enjten do të takohet me Borrellin në Bruksel, por jo me me Kurtin.

“Biseda me të [Kurtin] nuk ka kuptim. Ai na jep leksione për filozofinë, pak për [Adem] Demaçin, pak për [Karl] Marx”, tha Vuçicc.
Një ditë më parë, Kurti ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e Brukselit.
Ai tha se në atë takim do të insistojë “lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të tre policëve [të Kosovës] që po mbahen peng nga Serbia, shtensionimin e situatës dhe normalizimin e raporteve”.

Ndërkaq, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, tha se ka ftuar liderët e Kosovës dhe Serbisë në një takim urgjent në Bruksel, për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën aktuale.

“Kam ftuar liderin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe atë të Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel për takime urgjente për të gjetur një mënyrë për të dalë nga kriza aktuale. Na duhet shtensionim i menjëhershëm i situatës dhe zgjedhje të reja në veri me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës. Këto janë parësore për rajonin dhe BE-në”, shkroi ai në Twitter.

Burimet diplomatike të Radios Evropa e Lirë më herët kanë përmendur edhe mundësinë që Kurti dhe Vuçiq të mos kenë takim direkt por vetëm takime bilaterale me Borrellin.

Që nga fundi i majit, tensionet në veri të Kosovës u rritën pasi pasi kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, me asistimin e Policisë së Kosovës, hynë në ndërtesat komunale, mes kundërshtimeve nga serbët lokalë. Që atëherë, serbët lokalë kanë protestuar para ndërtesave komunale në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Më 14 qershor, tensionet mes Kosovës dhe Serbisë u përkeqësuan edhe më tej, pas arrestimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës. Serbia tha se ata u arrestuan “thellë” brenda territorit të saj, por Kosova tha se ata ishin duke patrulluar në territorin e Kosovës, pranë vijës kufitare me Serbinë në Leposaviq.
BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara i kanë paraqitur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, tri kërkesa sa i përket tensioneve: qetësimin e situatës në veri të Kosovës, mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri dhe rikthimin në dialogun për normalizimin e raporteve.

Kurti, ndërkaq, ka paraqitur një plan prej pesë pikash. Plani i Kurtit parasheh edhe mbajtjen e zgjedhje. Megjithatë, ai ka thënë se për t’u mbajtur zgjedhje të lira në veri, nevojitet shtet ligjor./REL/

të fundit

Përfundon rinumërimi i votave në Fier/ Zegjine Çaushi humbet mandatin, ja kush fitoi përballë saj

Ka përfunduar procesi i rinumërimit në Qarkun e Fierit, duke sjellë një përmbysje në ndarjen e mandateve. Kandidatja e PS…

5 minutes ago

Spiropali zhvillon një vizitë me Kryepeshkopin e Shqipërisë, Imzot Joanin: Urtësia e Fortlumturisë na frymëzon në detyrat tona të përditshme

Këtë të mërkurë, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, zhvilloi një vizitë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, ku prit…

7 minutes ago

Luiz Ejlli shpërthen pas ngjarjes së rëndë në Fier: Do e varja në mes të sheshit!

Një ngjarje tronditëse ka tronditur opinionin publik në Fier, ku një 36-vjeçar u arrestua pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht…

9 minutes ago

Çfarë po ndodh në Fier? Forca të shumta policie zbarkojnë te “Bankers Petroleum”

Mesditën e sotme, një aksion i befasishëm po ndodh në zyrat qëndrore të kompanisë “ Bankers” në Fier, e cila…

26 minutes ago

Kësaj here ndryshe, Chelsea vendos për Armando Brojën

Armando Broja e ka të sigurt largimin nga Chelsea këtë merkato verore. Megjithatë, edhe pse deri më tani ishte përfolur…

44 minutes ago

Ivan Rakitic i jep fund karrierës si futbollist

Një nga mesfushorët më të mirë kroatë në histori, Ivan Rakitic, i ka dhënë fund zyrtarisht karrierës së tij të…

48 minutes ago