Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, shpalli fitoren në rund të parë në Istog, Lipjan dhe Junik. Abdixhiku tha se gara është afër të përmbyllet edhe në Pejë që në rund të parë.
“Urojmë fituesin e garës kryesore, Përparim Pamën. Pas 12 vjetësh, në Prishtinë për herë të parë LDK është e para edhe për kryetar edhe për kuvend komunal”, tha ai.
Sipas rezultateve preliminare, në bazë të 48.88 për qind të votave të numëruara, Rama ka fituar 34.21 për qind të votave dhe do të shkojë në balotazh me Hajrulla Çekun e Lëvizjes Vetëvendosje, që ka 33.21 për qind.
Rama, ndërkaq, falënderoi qytetarët për mbështetjen. Në Junik, numërimi ka përfunduar dhe kandidati i LDK-së, Ruzhdi Shehu ka fituar 47.91 për qind të votave. Në Istog, me 76.67 për qind të votave të numëruara, Ilir Ferati nga LDK ka 59.40 për qind të votave.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka uruar “për fitoren” në zgjedhjet lokale në Kosovë, Listën Serbe. Vuçiç në postimin e…
Dashi Ese lidhja juaj ne çift ka qene e mire gjithë këto kohe, edhe sot do ja kaloni për mrekulli…
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, është drejt fitores pa balotazh edhe për një mandat në…
Kreu aktual i Podujevës, Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje tha se ka fituar zgjedhjet në rundin e parë. Para aktivistëve…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar mbi tetë për qind të votave në Komunën e Vushtrrisë. Nga 8,11 për qind…
Sipas rezultateve të publikuara në ueb-faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në shumicën e komunave me shumicë serbe po prin…