Categories: kosovë

LDK në udhëkryq: Apel për Kuvend të Jashtëzakonshëm dhe zgjedhje të reja

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka kërkuar thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të partisë dhe organizimin e zgjedhjeve të brendshme, duke e vlerësuar këtë si hapin e vetëm për ta rikthyer LDK-në drejt sukseseve.

Të lidhura

None found

Në një komunikatë publike, Zemaj iu drejtua kreut të partisë që të ndërmarrë këtë veprim, në mes të debateve të brendshme që janë shtuar pas zhvillimeve të fundit politike.

“Apeli im më i ndershëm për kryetarin e LDK-së është të mblidhet, të thërrasë Kuvendin e Jashtëzakonshëm dhe të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme, në mënyrë që t’i hapim shteg fitoreve të ardhshme të LDK-së,” u shpreh ai.

Kjo kërkesë vjen në një moment kur zërat kritikë ndaj udhëheqjes së partisë janë shumëfishuar, duke nxitur diskutime për domosdoshmërinë e reformimit dhe riorganizimit të strukturave drejtuese.

Ish-kandidati për deputet, Blerim Sinani, në një përgjigje për gazetën, theksoi se LDK-ja duhet t’i përmbahet Statutit dhe se procesi i Kuvendit të Jashtëzakonshëm duhet të zhvillohet me frymë demokratike. Ai çmoi faktin që Kryesia ka nisur përgatitjet si shenjë respektimi të rregullave partiake.

“LDK-ja e ka të përcaktuar qartë në Statut procedurën për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm. Nëse plotësohen kushtet ligjore, është në interes të partisë që procesi të udhëhiqet nga parimet e demokracisë së brendshme. Fakti që Kryesia ka nisur menjëherë përgatitjet tregon se LDK-ja e respekton Statutin dhe mbetet subjekti më demokratik në vend,” tha Sinani.

Ai shtoi se delegatët duhet të kenë fjalën e fundit për lidershipin, pas një diskutimi të thellë për rezultatin zgjedhor dhe të ardhmen e partisë. Sinani vuri theksin se vendimi duhet të mbështetet në planin më të mirë për zhvillimin e LDK-së.

“Lidhur me çështjen e lidershipit, mendoj se fjalën përfundimtare duhet ta thonë delegatët. Janë pikërisht ata që para pak muajsh shprehën vullnetin e tyre dhe kanë legjitimitetin të përcaktojnë rrugën më të mirë për LDK-në. Besoj se përpara votimit duhet një diskutim i hapur jo vetëm për rezultatin zgjedhor, por edhe për vizionin e ardhshëm. Delegatët kanë të drejtë të njihen me platformën e udhëheqjes aktuale, hapat e ardhshëm dhe qasjen në negociatat për formimin e institucioneve. Në fund, vendimi duhet të bazohet jo thjesht mbi atë që ka ndodhur, por edhe mbi bindjen se cili është plani më i favorshëm për të çuar LDK-në përpara,” përfundoi ai.

Analisti politik Vesel Makolli, në një prononcim për gazetën, vlerësoi se LDK-ja ka nevojë për reflektim, bashkim dhe një proces demokratik për të kapërcyer krizën e brendshme. Ai nënvizoi se lideri partiak duhet të gëzojë mbështetje të gjerë dhe se partia duhet të përqendrohet te programi, jo te përplasjet personale.

“Gjendja në LDK është alarmante. Edhe një kuvend si ai i ‘Karrigeve’ do të shënonte fundin e kësaj partie. Partia ka nevojë urgjente për një reflektim të thellë, unitet dhe një proces demokratik të besueshëm, ku gara për drejtimin të zhvillohet me dinjitet, duke respektuar mendimet e ndryshme dhe duke u fokusuar te programi, e jo te konfliktet personale. Anëtarësia dhe qytetarët e Kosovës presin vizion, ide dhe alternativa për qeverisje, jo grindje të brendshme që cenojnë besimin ndaj partisë. LDK-ja, si një nga partitë me traditën më të gjatë në Kosovë, ka përgjegjësi të ruajë kulturën demokratike dhe të dalë nga kriza me institucione më të forta, jo me ndarje të reja. Nëse gabimet e së kaluarës përsëriten, pasojat mund të jenë të rënda si për partinë ashtu edhe për elektoratin që dëshiron një LDK të bashkuar dhe serioze,” theksoi Makolli.

Ai shtoi se duhet bërë dallim mes besimit që duhet të ketë një lider shtetëror dhe atij që duhet të ketë një lider partiak nga anëtarësia. Sipas tij, një lider shtetëror me mbi 50% të mbështetjes popullore ka legjitimitet të fortë, por standardi për një lider partiak është më i lartë. Ai duhet të gëzojë mbështetje shumë më të gjerë brenda anëtarësisë, pasi roli i tij është të bashkojë dhe të përfaqësojë shumicën dërrmuese të strukturave.

“Nëse besimi i anëtarësisë bie nën 80%, lideri duhet të rishqyrtojë seriozisht punën, qasjen dhe vendimet e tij. Dhe kur mbështetja zbret nën 60%, siç ka ndodhur në rastin e fundit të votëbesimit për kryetarin e LDK-së dhe tash me mbledhjen e 43% të nënshkrimeve për Kuvendin e Përgjithshëm, kjo është një shenjë e qartë se besimi është dëmtuar rëndë. Në këto rrethana, duhen ndërmarrë urgjentisht veprime që i shërbejnë unitetit, rikthimit të besimit dhe vendosjes së interesit të partisë dhe shtetit mbi çdo interes personal. Askush nuk duhet të jetë më i madh se vetë LDK-ja, sepse kjo parti ka një histori të jashtëzakonshme dhe një rol të pazëvendësueshëm në ndërtimin e shtetit të Kosovës,” vijoi ai.

Makolli theksoi se në çdo parti demokratike, përgjegjësia për rezultatin zgjedhor fillon nga kryetari. Kur besimi i elektoratit bie dhe partia nuk arrin të rikthehet si alternativë fituese, dorëheqja nuk duhet parë si dobësi, por si akt përgjegjësie politike dhe morale.

“Në këtë kontekst, thirrja e Armend Zemajt është një apel i sinqertë për kryetarin e LDK-së që të thërrasë Kuvendin e Jashtëzakonshëm dhe të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme, për t’i hapur rrugë fitoreve të LDK-së. Ky veprim do të ishte në të mirë të anëtarësisë dhe mbështetësve të LDK-së, të Kosovës dhe të vetë kryetarit Abdixhiku, për të cilin një shkarkim eventual nga Kuvendi i Përgjithshëm do të shënonte fundin e karrierës së tij politike,” përmbylli ai.

të fundit

“Come here, I’ll kill you all” / Murder of 58-year-old in Roskovec, victim’s brother speaks: Perpetrator arrested three times, we heard a noise inside the house and…

Një ngjarje e rëndë me një viktimë dhe një të plagosur ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në fshatin…

2 minutes ago

Details emerge from grave incident in Fier / Footage emerges from crime scene, police cordon off area (VIDEO+NAMES)

Pamjet që shihni vijnë nga vendi ku ndodhi krimi i rëndë, ku 35-vjeçari Refit Buzi, vrau me armë ish-vjehrrin e…

2 minutes ago

Festival “Çarshia” Brings Skopje Back onto the Stage of Major International Cultural Events

Çarshia e Vjetër e Shkupit për katër netë rresht do jetë qendër e aktiviteteve të larmishme në kalendarin kulturor të…

3 minutes ago

Kosovo – EU tensions: Enver Bytyçi denounces unequal treatment of institutional decisions

Kritikat e Bashkimit Evropian ndaj vendimeve të institucioneve të Kosovës, si në rastin e lirimit nga detyra të shtatë prokurorëve…

3 minutes ago

After demolishing 16 villas in Ujman, MMPHI warns of a new offensive against encroachments in Batllavë and Badovc

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) ka bërë të ditur se mbrojtja e resurseve ujore mbetet një prej…

4 minutes ago

Toyota Crown 2027 debuton me sistem hibrid të ri dhe përditësime të lehta të dizajnit

Do të duhet të shikoni me kujdes për të dalluar ndryshimet që Toyota bëri në Crown 2027, sepse përditësimet më…

4 minutes ago