Procesi i votimit për shkarkimin ose jo të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, është përmbyllur nga delegatët e kësaj partie.
None found
Delegatët votuan në fshehtësi, duke iu përgjigjur pyetjes: “A duhet të shkarkohet Abdixhiku?”. Sipas burimeve të KP-it, vetë Lumir Abdixhiku nuk ka votuar.
Tashmë pritet numërimi i votave dhe shpallja e rezultateve.
Ky Kuvend i jashtëzakonshëm u thirr me kërkesën e 1/3 së delegatëve, të cilët kërkuan largimin e Abdixhikut nga drejtimi i partisë.
Votimi në Kuvendin e Lidhjes Demokratike të Kosovës nisi pasi Abdixhiku mbajti fjalimin e tij dhe Armend Zemaj parashtroi akuza ndaj tij.
Zemaj, në cilësinë e deputetit dhe anëtarit të Kuvendit, renditi gjatë fjalës së tij dështimet që, sipas tij, e kanë shoqëruar drejtimin e LDK-së nga Abdixhiku.
Në debat reagoi edhe një delegat i LDK-së nga Gjilani, i cili akuzoi të “pakënaqurit” brenda partisë se po përpiqen ta shkatërrojnë shtëpinë e tyre.
Fjala e tij u ndërpre pasi u vendos që debati të mos vazhdonte më dhe të kalohej menjëherë në votim. Të 327 delegatët u thirrën individualisht me emër për ta hedhur votën në mënyrë të fshehtë.
Një Kuvend tjetër i partisë ishte zhvilluar edhe më 31 janar 2026. Në atë mbledhje, pas votimit të fshehtë, delegatët nuk e pranuan dorëheqjen e Lumir Abdixhikut. Ai siguroi vetëm 28 vota më shumë për të vazhduar qëndrimin në krye të LDK-së.
Delegatët e pranishëm në atë Kuvend u deklaruan në fshehtësi me “PO” ose “JO” për pranimin apo refuzimin e dorëheqjes së kryetarit të LDK-së.
Një ngjarje makabre ka tronditur opinionin publik në Britaninë e Madhe. Pamjet e publikuara në sallën e gjyqit kanë zbuluar…
Protestuesit kanë mbërritur përpara Kuvendit, teksa nuk lejohet që të shkojnë më tutje. Kjo, pasi janë vendosur gardhe metalike dhe…
Maroku ka hartuar një plan ambicioz për zhvillimin e industrisë së tij ushtarake, me synimin që deri në vitin 2035…
Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka denoncuar një tjetër detaj të rëndë që ka ndodhur me djalin e ri…
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar përmes një videomesazhi në Kuvend projektbuxhetin e vitit 2027, i cili kap vlerën e 10…
Ministri Hajrulla Çeku ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentët e rajonit të Gjilanit, në kuadër të konsultimeve për hartimin e…