Categories: kosovë

LDK-ja pritet të vendosë nëse do t’i bashkohet veprimit të PDK-së dhe Aleancës në Kuvend

Armend Zemaj, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, deklaroi se Grupi Parlamentar do të diskutojë dhe më pas do të marrë vendim nëse LDK-ja do t’u bashkohet veprimeve të PDK-së dhe Aleancës në Kuvendin e Kosovës për thirrjen e seancës konstituive.

Të lidhura

None found

Duke folur në kohën kur ligjvënësit e PDK-së dhe Aleancës po protestonin në sallën plenare me kërkesën për mbajtjen e kësaj seance, Zemaj e cilësoi të pajustifikueshme bllokadën institucionale.

“Është e panevojshme dhe e paarsyeshme pengesa ndaj konstituimit të Kuvendit apo funksionimit institucional. Një situatë e tillë shton tensionet, thellon polarizimin në shoqëri dhe i shkakton dëm demokracisë së Kosovës”, tha ai.

Zemaj shtoi se qëndrimi do të bëhet i ditur sapo Grupi Parlamentar të marrë një vendim politik. Ai përmendi se sot ishte edhe ditë e hapur për vizitat e bashkatdhetarëve, ndërsa sqaroi se pjesëmarrja politike lidhet me faktin se Kuvendi nuk po kontestohet. Në fund, ai i kërkoi drejtuesit të seancës, Avni Dehari, ta thërrasë seancën konstituive.

të fundit

Cana: Asnjë e dhënë për probleme gastrointestinale nga konsumimi i ujit në Shkup

Nuk kemi të dhëna se dikush ka shqetësime gastrointensinale për shkak të pirjes së ujit të pijshëm në Shkup. Kështu…

1 minute ago

Ronaldo ngushëllon Messin për humbjen e babait: “Qëndro i fortë, Leo

Cristiano Ronaldo i ka dërguar një mesazh prekës Lionel Messit pas ndarjes nga jeta të babait të tij, Jorge Messi.Pavarësisht…

9 minutes ago

Protesta mbush 74 ditë, qytetarët shqiptarë vijojnë qëndresën deri në largimin e Edi Ramës

Prej 74 ditësh vijon protesta, me qytetarët që kanë dalë në rrugë duke kërkuar ndryshime dhe duke shprehur kundërshtimin ndaj…

10 minutes ago

After 25 Years in Politics, Ali Ahmeti Considers Stepping Down

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka zbuluar se po mendon të tërhiqet nga politika aktive pas…

18 minutes ago

Government Selects North Macedonia’s New Ambassadors, Including Albanians

Qeveria ka bërë gati listën e ambasadorëve të rinj që do të përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut në disa prej misioneve…

18 minutes ago

Hoxha on the 25th Anniversary of the Ohrid Agreement: Its Continued Implementation Is Vital to Regional Stability

Në 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, e cilëson marrëveshjen…

18 minutes ago