Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë një letër nga kongresisti amerikan Michael Lawler, i cili është pjesë e Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së dhe drejton Nënkomisionin për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.
Lawler e ka përgëzuar Kurtin për marrjen e mandatit të katërt në drejtimin e Qeverisë së Kosovës. Në mesazhin e tij, ai ka kërkuar që të gjithë përfaqësuesit politikë të rikthehen në dialog me mirëbesim, në mënyrë që të arrihet marrëveshja për zgjedhjen e presidentit të vendit.
None found
Sipas tij, një konsensus politik do të mundësonte shmangien e zgjedhjeve të reja parlamentare dhe do të kontribuonte në ruajtjen e funksionimit e stabilitetit institucional në Kosovë.
Një pjesë e rëndësishme e letrës i kushtohet edhe mbështetjes amerikane për anëtarësimin e Kosovës në NATO. Kongresisti Lawler deklaroi se “një hap i tillë do të ishte vendimtar jo vetëm për sigurinë afatgjate të Kosovës, por edhe për ruajtjen e paqes në mbarë Ballkanin Perëndimor”.
“Pjesërisht si rezultat i punës suaj drejt anëtarësimit në NATO, unë shoh se Kosova është në rrugën e duhur për t’u bërë një demokraci e fortë, me rritje solide ekonomike dhe prosperitet të përbashkët. Stabiliteti qeveritar është çelësi. Andaj, shpresoj që vendi juaj të jetë i suksesshëm në zgjedhjen e presidentit të ri në javët në vijim, për të parandaluar një raund të ri zgjedhjesh parlamentare – për herë të katërt në më pak se dy vjet”, shkroi Lawler.
Kongresisti amerikan, i njohur si një prej mbështetësve më të zëshëm të Kosovës në Kongresin e SHBA-ve, e lidhi nevojën për bashkëpunim politik edhe me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë, të dhënë më 16 shtator.
“Posaçërisht në dritë të aktgjykimit të javës së kaluar në Hagë, nuk ka moment më të rëndësishëm për unitetin kombëtar të Kosovës se sa tani. Ju bëj thirrje që të punoni për t’u siguruar që të gjithë akterët politikë të kthehen në negociata me mirëbesim dhe të gjejnë konsensusin e nevojshëm për të zgjedhur presidentin”, shtoi kongresisti Lawler.
Ai nënvizoi gjithashtu se stabiliteti i institucioneve është i domosdoshëm për përqendrimin në çështjet prioritare të vendit, përfshirë thellimin e partneritetit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara.
Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, sot seancën parlamentare akuzoi se ribalancimi i dytë i buxhetit për vitin 2026 është dëshmi…
Me 67 vota "për", 15 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi miratoi sot pasdite rishikimin e dytë të buxhetit për vitin…
Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka zhvilluar takimin e parë me bashkëkryetarët e Komisionit të…
Ende pa mbushur moshën 15-vjeçare, sulmuesi shqiptar, Henri Gjoka po befason te Anglia U16 [...]Read More...
Michael Olise është shndërruar në një prej futbollistëve më kreativë të repartit ofensiv të Bayern Munichut, por këtë sezon francezi…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për…