kosovë

Lajçak jep detaje nga takimi për dinarin në Bruksel, ku Kosova u pajtua me propozimin e tij

Në takimin e sotëm të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq në Bruksal, pala kosovare është pajtuar me një propozim të emisarit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, sa i përket çështjes së Rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), por Serbia ka kërkuar kohë shtesë.

Lajçak ka dalë me një njoftim rreth diskutimeve në këtë takim.

Të lidhura

None found

Ai ka thënë se dolën të përafrojnë disa qëndrime nga propozimet e palëve.

“Prita një tjetër diskutim me dy kryenegociatorët për një zgjidhje të përkohshme për personat që u preken nga vendimi i BQK-së. Ne ia dolëm të përafrojmë disa qëndrime nga propozimet e palëve. Kam në plan të vazhdoj diskutimet tona së shpejti bazuar në idetë e BE-së për kompromis”, ka shkruar Lajçak në platformën “X”.

Bislimi në një deklaratë pas takimit me Petkoviqin, të cilën e ka publikuar Qeveria e Kosovës, ka thënë se “propozimet e palës kosovare për zgjidhje kanë qenë që nga fillimi brenda Rregullores së BQK-së dhe në pajtim me legjislacionin e Republikës së Kosovës e gjithashtu dhe propozimi i BE-së konsiderohet nga ana e jonë si propozim konstruktiv dhe në drejtimin e duhur”.

Sipas Bislimit edhe kësaj radhe, pala serbe refuzoi të bashkëpunonte e të vendoste si prioritet interesin e qytetarëve, duke insistuar në licencimin e një entiteti ilegal si “Postanska Banka”.

Ai tha se pas propozimit nga ana e BE-së, përsëri pala serbe nuk ka qenë e gatshme që të reflektojë në këtë propozim dhe kanë kërkuar kohë shtesë.

“Ky takim as nuk ka qenë i fundit e as i pari për dinarin, mendoj që është koha e fundit që ta shmangni këtë gabim në informim. Takimi është për të trajtuar modelet me të cilat Serbia mund të vazhdojë dërgimin e mbështetjes financiare për serbët e Kosovës, brenda rregullores së BQK-së”, ka thënë Bislimi.

Sipas tij, Rregullorja e BQK-së nuk e përmend dinarin, rrjedhimisht as nuk ka diskutime për dinarin.

Takimi i sotëm ishte i treti në javët e fundit mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq, ndërsa i katërti në përgjithësi për këtë çështje në Bruksel.

Në takimet e deritanishme, sipas BE-së, palët kanë paraqitur propozimet e tyre për gjetjen e një zgjidhjeje praktike dhe afatshkurtër për qytetarët serbë në Kosovë që paguhen në dinarë nga Serbia.

të fundit

Real Madridi përballet me AEK-un, Liverpooli udhëton te Fenerbahçe

Dy prej skuadrave më të mëdha evropiane, Real Madridi dhe Liverpooli, luajnë në terminin e orës 18:45 në Ligën e…

23 seconds ago

Polemika në Danimarkë: 149 persona, përfshirë miqtë, mashtruan një komedian për katër muaj

Një emision televiziv në Danimarkë, i cilësuar si një version i vërtetë i filmit “The Truman Show”, ka shkaktuar zemërim…

37 seconds ago

Chief prosecutor appoints prosecutors to oversee prosecution offices across the country

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka nxjerrë vendim për caktimin e prokurorëve nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH) si…

5 minutes ago

PDK criticizes recent appointments, Musliu-Shoshi tells Konjufca: “Stop with the nephews and nieces

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, kritikoi ashpër emërimet e fundit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe…

5 minutes ago

Ignazio Cassis in Pristina tomorrow, with trade, KFOR and new Swiss embassy on the agenda

Këshilltari federal dhe shefi i diplomacisë së Zvicrës, Ignazio Cassis, zhvillon nesër, më 5 nëntor, një vizitë zyrtare në Kosovë.…

5 minutes ago

The state failed to protect her: The femicide that shook Kosovo

Arlinda Zekaj iu drejtua policisë shumë herë duke kërkuar mbrojtje. Por policia mendonte se ajo po e ekzagjeronte. Më 25…

6 minutes ago