kosovë

Lajçak flet hapur: Në Ballkanin Perëndimor vënë në dyshim seriozitetin tonë

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, në fjalën e tij në Forumin BE-Ballkani në Sofje, u zotua për sinqeritet në përgjigje kur u pyet se ku është problemi i ngecjes së gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE.

Ai tha se problemi është i kombinuar nga të dyja palët, por e cilësoi si kyçe mungesën e kredibilitetit në BE nga vendet partnere ballkanike, për të cilat tha se janë të demotivuara.

“Është kombinim, por të bëhemi të sinqertë – problemi është se perspektiva europiane s’po shihet më si kredibile. Ne kemi tejkaluar qëllimet, kemi ardhur me kushte shtesë dhe demotivimi i partnerëve tonë nuk është dashur të ndodhë. Ata më nuk po na besojnë se ne jemi seriozë kur ne flasim për perspektivën europiane…ne presim nga ata që të ndërmarrin reforma të vështira europiane, nga të cilat vjen anëtarësimi në fund. Ne duhet të rikthejmë besimin në procesin e zgjerimit të BE-së dhe besoj që kjo do të ndikojë pozitivisht në performancën e partnerëve tonë. Kjo duhet të ndryshojë”, tha Lajçak, raporton Gazeta Express.

Ai tha se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë në faza të ndryshme të integrimit europian. Derisa tha se agresioni rus në Ukrainë ka krijuar një momentum që s’do të zgjasë shumë dhe që duhet të shfrytëzohet, Lajçak tha se nëse shtetet e Ballkanit mendojnë se zgjerimi do të ndodhë vetvetiu dhe lufta në Ukrainë do t’i shtyjë drejt anëtarësimit në BE, atëherë gabohen.

I pyetur nëse siguria ishte përgjegjësi e NATO-s apo BE-së, Lajçak tha se tashmë kanë ndërruar gjërat.

“Sigurinë e kemi marrë si të mirëqenë, por tashmë është e qartë që s’mund të merret asgjë për të mirëqenë. Siguria ka shumë dimensione, me të cilat jemi duke u përballur, përfshirë sigurinë energjetike dhe atë ushqimore. Ne duhet të forcojmë sigurinë tonë në shumë dimensione”./express

të fundit

Horoskopi 26 Maj 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Mirë është të mos bëni asgjë të përshpejtuar gjatë kësaj dite sepse përndryshe keni për të pasur probleme. Për…

3 hours ago

“Bisedë e mirë”, Von der Leyen reagon pas telefonatës me Trump: Na duhet kohë deri më 9 qershor për një marrëveshje të mirë tregtare

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, foli në telefon me presidentin amerikan, Donald Trump dhe kërkoi kohë deri…

4 hours ago

Rrëfimi i rrallë i Laert Vasilit për të atin e ndjerë: Për shumë vite nuk folëm

Artisti i njohur Laert Vasili, në një intervistë ndryshe me Edi Manushin në “E diell”, ka rrëfyer gjithçka nga fëmijëria…

4 hours ago

48-vjeçari përfundon në spital, policia: Është vetëplagosur aksidentalisht me armën e tij duke e pastruar

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në zonën e Freskut, në Tiranë, ku një 48-vjeçar ka…

4 hours ago

Duhet të largohen 3 deputetë nga lista e mbyllur, habit Myslym Murrizi: Në shtator do jem në parlament

Kandidati i listës së hapur i Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës që nuk arriti të siguronte një ulëse në…

4 hours ago

VIDEO/ U harruari i Silvinjos bën mrekullinë me skuadrën e tij dhe shpallet kampion i Kroacisë

Lindon Selahi është shpallur kampion i Kroacisë me Rijekën. 26-vjeçari që u kthye në lider te mesfusha e skuadrës këtë…

4 hours ago