Administrata e Kuvendit të Kosovës ka deklaruar se nuk është informuar përmes rrugëve zyrtare lidhur me organizimin dhe zhvillimin e një seance plenare më 16 gusht 2026. Për këtë arsye, nuk janë kryer përgatitjet e domosdoshme për mbajtjen e saj.
None found
Sqarimi u bë pas raportimeve se deputetëve u ishte pamundësuar hyrja në Sallën e Seancave Plenare.
Në reagim thuhet se Administratës së Kuvendit nuk i është përcjellë asnjë njoftim zyrtar për seancën e datës 16 gusht 2026 dhe, rrjedhimisht, nuk janë ndërmarrë masat administrative, teknike dhe logjistike që kërkohen për organizimin e saj.
Administrata ka nënvizuar se mospranimi i njoftimit nuk mund të interpretohet si vendim politik apo si pozicionim i saj ndaj iniciativave dhe qëndrimeve të deputetëve ose grupeve parlamentare.
Sipas njoftimit, përdorimi dhe organizimi i sallës plenare realizohen duke respektuar Kushtetutën e Kosovës, Rregulloren e Kuvendit dhe procedurat institucionale në fuqi.
Më tej është bërë e ditur se Administrata i ushtron përgjegjësitë e veta në mënyrë të paanshme dhe të pavarur, duke u garantuar të gjithë deputetëve mbështetje të barabartë dhe profesionale.
Në përfundim, Administrata e Kuvendit ka njoftuar se sapo të marrë komunikimin zyrtar për zhvillimin e një seance, do të ndërmarrë hapat e nevojshëm dhe do të ofrojë mbështetjen administrative, teknike dhe logjistike brenda kompetencave të saj.
Gjatë ditës së sotme, deputetët e PDK-së dhe Aleancës provuan përsëri të hynin në sallën e Kuvendit, por ajo rezultoi e mbyllur për ta.
Ariana Grande nisi mbrëmjen e kaluar koncertin 10-ditor në Arenën O2 në Londër, në një koncert emocional që shënoi edhe…
Kryeministri Albin Kurti në një postim të tij në Facebook ka shprehur keqardhje për rastin që ndodhi në një hotel…
Deputetja e pavarur Marjana Koçeku përmes një postmi në rrjetet sociale ka reaguar sërish për protstat masive antiqeveritare të cilat…
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet në rrugët dhe zonat e ndryshme të kryeqytetit. Gjatë 48 orëve të fundit janë…
Transferimi i Yan Diomandes te Real Madridi është një nga investimet më të mëdha të klubit për të ardhmen.Sulmuesi nga…
Kur temperaturat qëndrojnë të larta në mbrëmje, të flesh pa rroba duket si mënyra më e lehtë për t’u freskuar.…