Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen sonte për të nisur konstituimin e legjislaturës së re.
None found
Lajmi është bërë i ditur ekskluzivisht për KosovaPress nga burime brenda Kuvendit të Kosovës.
Seanca konstituive mund të nisë rreth orës 20:00 ose 21:00. Në këtë mbledhje, Lëvizja Vetëvendosje pritet të propozojë emrin e kandidatit për kryetar të Kuvendit.
Ndërkohë, kreu i VV-së, Albin Kurti, dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ndodhen në takim, ku po diskutojnë mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje për çështjen e presidentit.
Para takimit me Kurtin, Abdixhiku deklaroi se Kuvendi duhet të konstituohet sot, duke theksuar se partia që ai drejton nuk do të nënshtrohet. Kurti, nga ana tjetër, tha se do të ketë lajme sapo të arrihet një marrëveshje.
Një ditë më parë, Kurti nuk paraqiti kandidat për postin e kryetarit të Kuvendit, pasi kërkoi më shumë kohë për të negociuar një marrëveshje politike me LDK-në.
Teksa kryeqyteti vijon të tërheqë popullsi nga qarqet e tjera të vendit, numri i lindjeve po bie me ritme të…
Pacientja pa diçka në karrigen e zbrazët, ajo që i tha infermieres është rrëqethëse — Klan Kosova [...]Read More...
Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka përgëzuar Michael Bogachekun për nominimin e tij si ambasador i…
Në orën 09:00, Komisioni Hetimor Parlamentar, i cili po heton veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt,…
Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme plenare, në të cilën deputetët do të zhvillojnë debat…
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro, do të këmbehet me 90.4 lekë në blerje dhe 91.2 lekë në…