Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës do të rifillojë të shtunën në orën 11:00, edhe pse afati 30-ditor i vendosur nga Gjykata Kushtetuese për përmbylljen e procesit përfundon të premten në mesnatë.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, vendosi shtyrjen e mbledhjes pasi ajo e së enjtes nuk arriti të përfundojë. Vendimi u mor pas kërkesës së kryeministrit në detyrë dhe liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për t’u dhënë më shumë kohë negociatave politike mbi krijimin e institucioneve të reja.
None found
Seanca e radhës u njoftua disa orë pas takimit të radhës ndërmjet Kurtit dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Bisedimet përfunduan pa marrëveshje për zhbllokimin e situatës politike.
Partia Demokratike e Kosovës e ka kundërshtuar shtyrjen, duke e konsideruar atë shkelje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe një precedent të rrezikshëm për funksionimin e shtetit ligjor.
Shqetësime për tejkalimin e afatit kanë shprehur edhe ekspertët e fushës kushtetuese. Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës e ka përshkruar vendimin si “shkelje të hapur dhe cenim të drejtpërdrejtë të rendit kushtetues”.
Nuk dihet ende nëse deputetët e opozitës do të jenë të pranishëm në seancën e së shtunës. Ndërkohë, negociatat mes partive kryesore për arritjen e një marrëveshjeje politike vazhdojnë, por pa rezultat.
Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, është takuar të premten me agjentin e Roony Bardghjit, Christian Emile, për të finalizuar largimin…
Një i ri me origjinë afrikane ka humbur jetën të premten në mëngjes në Ceuta, ndërsa tentonte të hynte në…
Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas caktimit të vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit për nesër, duke e cilësuar…
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se shefi i Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq, është…
Virusi i Nilit Perëndimor po përhapet me ritme shqetësuese në Greqi dhe Itali. Sëmundja, e transmetuar kryesisht përmes pickimit të…
Tottenham - Manchester United dhe Armend MuslikaDatë që nuk do të harrohet kurrë për Armend Muslikën [...]Read More...